LAJMI I FUNDIT:

George Clooney komenton rastin tragjik të Alec Baldwin: Është çmenduri të kesh armë të vërteta në xhirime

George Clooney komenton rastin tragjik të Alec Baldwin: Është çmenduri të kesh armë të vërteta në xhirime

George Clooney ka thënë se ishte ‘çmenduri’ dhe ‘një tërbim i vërtetë’ që plumbat e vërtetë ishin në xhirimet e filmit “Rust” të Alec Baldwin, i cili rezultoi në vdekjen e drejtoreshës së fotografisë, Halyna Hutchins.

Ylli i Hollywoodit, 60 vjeç, shtoi se ai kurrë nuk e ka dëgjuar termin ‘armë e ftohtë’ të përdoret për të përshkruar një armë zjarri që është e sigurt për t’u përdorur në xhirime, pasi arma supozohet se ishte përdorur nga ndihmës-regjisori i filmit përpara se t’i jepte revolen Baldwin, shkruan DailyMail.


Clooney tha se të shtënat fatale, të cilat gjithashtu plagosën regjisorin Joel Souza, ishin një ‘aksident i tmerrshëm’, por pretendoi se David Halls nuk duhet të kishte qenë kurrë pranë armës skenike dhe ishte në mosbesim se ndodhi pas masave rigoroze të sigurisë të zbatuara pas vdekjeve në xhirimeve të aktorëve Brandon Lee dhe Jon-Erik Hexum vite më parë.

Ai tha se sa herë që i jepet një armë në xhirime, ai e hap atë, ia tregon personit të cilit e drejton dhe ekipit, e gjuan gjashtë herë në tokë përpara se t’ia kthejë përgjegjësit të armëve pas çdo skene që xhiron.

Duke folur në podkastin e WTF me Marc Maron, aktori gjithashtu akuzoi filmin “Rust” për ‘kurajim’ në kostot që çuan në punësimin e blinduesve të papërvojë në xhirimet e filmit me Baldwin.

Baldwin është paditur për rolin e tij të dyshuar në incidentin e tmerrshëm dhe është emëruar së bashku me producentë të tjerë në një padi nga shefi i ndriçimit të filmit Serge Svetnoy, duke e akuzuar atë për neglizhencë.

Flet vëllai i aktorit Baldwin: Alec është bërë 'kurban' për ngjarjen tragjike, nuk ishte përgjegjësia e tij të kontrollonte armën
Lexo po ashtu Flet vëllai i aktorit Baldwin: Alec është bërë 'kurban' për ngjarjen tragjike, nuk ishte përgjegjësia e tij të kontrollonte armën

Duke folur në podkastin e WTF me Marc Maron, Clooney tha: “Unë nuk e njoh aq mirë Alec. Unë kam qenë duke parë lajmet”.

“Ai mund të jetë trap, unë nuk e njoh fare djalin, por kam 40 vjet që jam në xhirime dhe personi që të jep armën, personi që është përgjegjës për armën ose ndihmës-regjisor duhet ta sigurojë atë”, tha Clooney.

“Çdo herë që më jepet një armë në xhirime, e shikoj, e hap, ia tregoj personit të cilit po ia drejtoj, ia tregojmë ekipit”, tha aktori.

Që nga të shtënat fatale në New Mexico, janë ngritur shqetësime për sigurinë në shesh-xhirime mes akuzave për blindorë të papërvojë që përdorin armën për praktikën e objektivit.

Ndihmës-regjisorit David Halls iu dha arma nga përgjegjësja e armëve, Hannah Gutierrez-Reed, 24 vjeçe dhe ai e deklaroi atë një ‘armë të ftohtë’ përpara se t’ia kalonte Baldwin-it, thuhet në dokumentet e gjykatës.

Clooney i hodhi benzinë zjarrit, duke thënë: “Dhe pse për jetën time ky film me buxhet të ulët, me producentë që nuk kanë prodhuar asgjë, nuk do të kishte punësuar si përgjegjës për armët dikë pa përvojë”.

“Ndoshta ata as që e përdornin atë armë për të bërë ushtrime në shënjestër, por kishin municion të vërtetë me bedelë në paketën e saj. Kjo është e çmenduri dhe është indinjuese”, tha aktori hollivudian.

“Ne duhet të jemi më të mirë për t’i bërë drejtuesit e departamenteve me përvojë dhe të dinë se çfarë po bëjnë. Sepse kjo është thjesht zemëruese. Sa herë që më jepet një armë, unë e drejtoj në tokë dhe qëlloj. Ju duhet ta provoni atë gjashtë herë, gjithmonë”.

Ai shtoi: “Nuk kam dëgjuar kurrë për termin ‘armë e ftohtë’, ata thjesht po flasin për gjëra për të cilat nuk kam dëgjuar kurrë. Është indinjuese”.

Departamenti i Policisë së Qarkut Santa Fe ka thënë në dokumentet e gjykatës, mjeshtrja e rekuizitës Sarah Zachary mori armën nga një kamion i mbyllur dhe ia dha përgjegjëses së armëve, Hannah Guttierez-Reed.

Ajo e ngarkoi atë me fishekë nga një kuti bedelesh, por me sa duket një prej tyre ishte municion i vërtetë.

Guttierez-Reed tha se ajo ia tregoi armën Halls, i cili pranoi se nuk e kishte inspektuar plotësisht atë përpara se t’ia jepte Baldwin-it, i cili më pas e shkarkoi atë ndërsa po xhironte një skenë.

Avokati i Gutierrez-Reed, Jason Bowles, tha për Today Show se “ajo është zemërthyer dhe ajo thjesht është e shkatërruar nga ajo që ka ndodhur”.

Bowles më parë i tha NBC News se përgjegjësja e armëve nuk e kishte idenë se nga erdhën fishekët e vërtetë dhe kurrë nuk ishte dëshmitare e askujt që gjuante me municion të vërtetë në shesh.

Gutierrez-Reed do të merrte më pak se 8,000 dollarë për punën e saj në xhirime, krahasuar me 650,000 dollarë që producentët vendosën për veten e tyre dhe një tarifë emergjence prej 350,000 dollarësh në rast se ndonjë gjë shkonte keq.

Baldwin ishte planifikuar gjithashtu të fitonte 150,000 dollarë si aktori kryesor, dhe kompania e tij e prodhimit, El Dorado, po merrte një tarifë prej 100,000 dollarësh, ndërsa Hutchins ishte paracaktuar të paguhej 48,945 dollarë.

Filmi i pavarur kishte një buxhet të përgjithshëm modest prej vetëm 7,279,305 dollarësh, sipas një drafti të buxhetit të prodhimit të datës 8 shtator, i cili u zbulua nga Hollywood Reporter. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina

"Edhe ti e ki renin tash", komenti që mori Dafina Zeqiri pas reagimit të saj për vrasjen e gruas në Pejë

Magazina
Deklaroi se është e dashuruar jashtë Big Brother, Ronaldo Sharka zbulon të dashurin e Egla Cenos

Deklaroi se është e dashuruar jashtë Big Brother, Ronaldo Sharka zbulon të dashurin e Egla Cenos

Magazina
Gjira reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Ku s’dul kurrë një femër që e mbyt burrin, s’është që se lypni edhe ju

Gjira reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Ku s’dul kurrë një femër që e mbyt burrin, s’është që se lypni edhe ju

Magazina
Dafina Zeqiri: Të shpallet ditë zie për gratë e vrara

Dafina Zeqiri: Të shpallet ditë zie për gratë e vrara

Magazina
Roberti

Roberti "trazon" internetin, publikon foto me të dashurën Ana Skrel

Magazina
Kalo në kategori