Pozita ka rekomanduar që të mos miratohet raporti vjetor i Autoritetet të Aviacionit Civil të Kosovës (AAC) për vitin 2020. Kryetarët e komisioneve që kanë shqyrtuar këtë raport kanë thënë se ky raport ka mangësi dhe nuk përmbush kushtet bazë ose obligimet bazë ligjore që dalin nga Ligji për Aviacionin Civil dhe Ligji për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësisë. Megjithatë, opozita ka vlerësuar se pushteti duhet të marr përgjegjësinë për këtë raport.
As për këtë pikë të rendit të ditës nuk ka pasur kuorum, ani pse në sallën plenare të pranishëm kanë qenë 79 deputetë.
“Nuk ka kuorum as për këtë pikë. Vetëm 56 deputetë të kuvendit kanë votuar”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Kryetarja e Komisionit për Bujqësi, Fitore Pacolli-Dalipi ka deklaruar se ky raport nuk duhet të miratohet për shkak të mangësive dhe problemeve të brendshme që kanë autoritetet.
“Pas këtyre mbledhjeve komisioni ka konstatuar se këto institucione kanë disa probleme mes vete dhe nuk kanë arritur t’i zgjedhin dhe sipas anëtarëve të bordit shumë prej rekomandimeve të tyre nuk janë përfshirë në raport. Dhe këtë gjë edhe pse e ka mohuar drejtori i AAC-së, ne si deputetë kemi vendosur që të shqyrtojmë raportin në detaje dhe të vendosim që raporti të mos miratohet për shkak të mangësive dhe problemeve të brendshme që kanë brenda autoritetit”, ka thënë ajo.
Një gjë të tillë ka kërkuar edhe kryetari i komisionit për Buxhet, Armend Muja.
“Të mos miratohet raporti vjetor financiar i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2020. Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e ka shqyrtuar këtë raport financiar për vitin 2020, dhe i njëjti ka vendosur që nuk i përmbush kushtet bazë ose obligimet bazë ligjore që dalin nga Ligji për Aviacionin Civil dhe Ligji për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësisë. Dhe për
këtë arsyeje ne i rekomandojmë Kuvendit dhe deputetëve që të mos miratojë këtë raport”, ka deklaruar ai gjatë seancës plenare.
Në emër të deputetëve të PDK-së, Bekim Haxhiu theksoi se këto probleme janë shkaktuar si shkak i dy bordeve, e që kanë pasuar nga interferimet e nivelit qendror.
“Sido që të vendos pozita e tanishme, e cila edhe në vitin 2020 ka pasur po të njëjtën përgjegjësi, munden edhe me votuar ose jo një raport të tillë. Është në fushën e kompetencave dhe përgjegjësive të tyre. Me mos votimin e raportit nuk mund t’i ikin përgjegjësive asnjëri nga ministrat që kanë udhëhequr me këtë dikaster kaq të rëndësishëm të qeverisë sa i përket detyrimeve financiare dhe përgjegjësive që i kanë pasur me këtë dikaster. Si PDK në këtë konflikt mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe dy bordeve përkatëse dhe mos-përmbushjes së detyrimeve, nëse doni votoni, nëse nuk doni mos e votoni, përgjegjësisë nuk mundeni me i ik”, ka theksuar ai.
Në emër të LVV-së, Driton Hyseni tha se në këtë raport thuhet se ky autoritet në vitin 2020 kishte performancë të mirë, por që paraqitet nevoja e rritjes së personelit. Në këtë autoritet, sipas tij, ka pasur edhe raste të shumta të suspendimeve dhe tendenca për largimin e punës. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përfundon periudha transitore për dinarin, analistët nuk presin zhvillime pozitive nga takimi i javës së ardhshme
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së
Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së
Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron