Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë lansoi sot Analizën e Pulsit Publik ‘Ndërveprimi njerëz-komuna në kohë krize: Një rast studimor për COVID-19’ në një prezantim virtual të të gjeturave kyçe.
Anketa, e cila u krye në pesë komuna, Fushë Kosovë, Podujevë, Prizren, Rahovec dhe Zveçan, vë në pah sfidat me të cilat këto Komuna janë ballafaquar gjatë pandemisë dhe nivelin e kënaqshmërisë së banorëve me përkrahjen dhe që u dha, komunikimin me ta si dhe ofrimin e shërbimeve publike dhe disponueshmërinë e burimeve financiare në kontekstin e pandemisë COVID-19.
Këto janë disa nga gjetjet kryesore të analizës Pulsi Publik:
•Në përgjithësi, të anketuarit e pesë komunave të përfaqësuara në këtë studim ishin më pak të kënaqur me mbështetjen komunale dhënë atyre ose familjeve të tyre dhe komuniteteve të tyre (përkatësisht 52% dhe 42%), sesa të kënaqur (respektivisht 25% dhe 26%).
•Të pyetur se çfarë do të duhej të bëjë komuna për të mbështetur personat e prekur nga COVID 19, shumica e të anketuarve (61%) theksuan që komunat duhet të ofrojnë ndihmë financiare për ata që janë prekur nga COVID-19 si dhe për familjet në nevojë, të shpërndajnë pako ushqimore e higjienike për familjet në nevojë (15%), si dhe të ofrojnë shërbime mjekësore e ilaçe pa pagesë për të gjithë (9%).
•Rreth 54% të të gjithë të anketuarve ndjeheshin që janë mbajtur të informuar deri në një masë, ose tejet mirë të informuar lidhur me pandeminë nga komunat e tyre. Kjo u konfirmua tutje edhe në diskutime në grupe fokusi. Përtej kësaj, 95% të shqiptarëve të Kosovës, por vetëm 74% e serbëve të Kosovës, theksuan që kanë marrë informata në gjuhën e tyre amtare.
•Diskutimet në grupe fokusi zbuluan se komunitetet joshumicë ishin të pakënaqura me këtë aspekt të ndarjes së informatave, si dhe ndjeheshin të diskriminuar kur materialet nuk ofroheshin në gjuhën e tyre amtare. Komunitetet jo-shumicë (serbët e Kosovës, boshnjakët e Kosovës, turqit e Kosovës, romët e Kosovës, ashkalinjtë e Kosovës dhe egjiptianët e Kosovës) po ashtu nuk pëlqenin komunikimin e komunave që kryesisht përqendroheshin tek mediat sociale për informimin e banorëve të tyre, duke anashkaluar faqet dhe kanalet e tyre zyrtare, gjë që pengonte mbulimin e gjeneratave më të moshuara në mënyrë më efikase.
•Shkalla mesatare e të informuarit nga komunat përkatëse për pandeminë COVID-19 është 3.3 pikë në të pesë komunat (në shkallë prej 1 deri në 5, ku 5 nënkupton që janë shumë mirë të informuar). Shkalla mesatare e kënaqshmërisë me përkrahjen komunale të përfituar për veten ose familjet e tyre shkon vetëm deri në 2.5 pikë, si krahasim.
•Shpalljet në televizionet lokale ose mbarë-kosovare, Facebook-u, si dhe familja dhe miqtë janë tre burimet kryesore për informata lidhur me COVID-19 midis banorëve në të pesë komunat.
•Më shumë se gjysma e të gjithë të anketuarve besonin që burimet financiare dhe infrastrukturore të komunave të tyre për reagimin ndaj COVID-19 ishin të mjaftueshme.
•Përgjithësisht, më se 70% dhe deri në 84% e të anketuarve thanë se komuna ishte efikase ose tejet efikase në ofrimin e shumicës së shërbimeve publike si: menaxhimi i mbeturinave, menaxhimi i ujërave të zeza, mirëmbajtja e rrugëve lokale, transporti lokal, ujësjellësi, mirëmbajtja e ndriçimit dhe ofrimi i shërbimeve shëndetësore nga Qendrat Mjekësore Familjare (QMF) përgjatë gjithë pandemisë.
Analiza përfshin edhe një sërë rekomandimesh në fushat e ndihmës financiare dhe subvencionimit, kanaleve të komunikimit dhe gjuhës së përdorur, angazhimit qytetar në vendimmarrje komunale dhe prioritizimit të buxhetit dhe burimeve financiare, infrastrukturore dhe njerëzore dhe ofrimit të shërbimeve publike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Temperaturat shënojnë rritje – ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

LSDM: Mickoski të përgjigjet nëse Inspektorati Shtetëror Administrativ ka konstatuar keqpërdorim detyre nga Izet Mexhiti dhe kabineti i tij

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë