LAJMI I FUNDIT:

Kriza vazhdon – kartat grafike nga seritë RX 6000 dhe RTX 30 janë deri në dy herë më të shtrenjta

Kriza vazhdon – kartat grafike nga seritë RX 6000 dhe RTX 30 janë deri në dy herë më të shtrenjta

Mungesa e çipave vazhdon të ndikojë negativisht në disponueshmërinë dhe çmimet e kartave grafike.

Ka kaluar një vit që nga nxjerrja e kartave grafike të serive AMD RX 6000 dhe Nvidia RTX 30, dhe mungesa aktuale e çipave vazhdon të prishë furnizimin e këtyre modeleve në treg, si dhe çmimet e kartave.

Kartat grafike të përmendura ende shiten me dyfishin e çmimit në raport me çmimin e rekomanduar me pakicë.


Statistikat e fundit të 3DCenter, i cili monitoron çmimet mesatare të shitjeve të serisë së përmendur të kartave, tregojnë se kartat grafike ende shiten me një çmim shumë më të lartë se sa duhet.

Së fundmi, GPU-të RTX 30 shënuan një rritje çmimi prej 7% krahasuar me statistikat e 31 tetorit. Nga ana tjetër, çmimet e kartave grafike AMD janë rritur me 11 për qind krahasuar me atë të rekomanduar.

Secila nga kartat grafike individuale nga seria e përmendur është më e shtrenjtë se çmimet e rekomanduara me pakicë, ku disa kanë një çmim më të ulët dhe disa më të lartë se ai që kishin disa javë më parë. /Telegrafi/