LAJMI I FUNDIT:

Burri pothuajse shtypi me motoçikletë nënën e fëmijës së tij në momentin kur po zbulonin gjininë e foshnjës

Burri pothuajse shtypi me motoçikletë nënën e fëmijës së tij në momentin kur po zbulonin gjininë e foshnjës

Festat për zbulimin e gjinisë së foshnjës janë bërë të rëndësishme gjatë viteve të fundit, derisa prindërit në pritje të fëmijës mbledhin më të afërmit e tyre për këtë ceremoni.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në përgjithësi shumica e këtyre ceremonive përqendrohen rreth prerjes së tortës apo edhe në shpërthimin e një tullumbaceje.

Por me kalimin e viteve, çiftet po gjejnë gjithnjë e më shumë metoda eksperimentale për të zbuluar gjininë e fëmijës.


Së fundmi, një çift, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, vendosi të zbulojë gjininë e foshnjës, përmes tymit me ngjyrë që del nga pjesa pasme e një motoçiklete, njësoj si diçka nga një film i James Bond-it.

Por, megjithatë gjërat pothuajse shkuan keq, pasi babai në pritje të fëmijës nuk arriti ta ndalonte motoçikletën dhe pothuajse e përplasi me të edhe nënën e fëmijës së tij. /Telegrafi/

@jus_mik_How TikTok stars are made ##genderreveal ##fyp

♬ original sound – JUS_MIK_