LAJMI I FUNDIT:

Szunyog dënon incidentet ndaj komuniteteve pakicë në Kosovë

Szunyog dënon incidentet ndaj komuniteteve pakicë në Kosovë
Foto: Arkiv

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka dënuar ashpër incidentet ku pjesëtarë të komuniteteve janë diskriminuar në baza etnike në Gjakovë dhe në Prizren.

Ai ka bërë thirrje që të për respekt, tolerancë dhe paqe. Me këtë rast ai nëpërmjet një postimi në Twitter ka inkurajuar institucionet e Kosovës që të ndërmarrin masa ligjore.

“Zyra e BE-së në Kosovë dënon ashpër incidentet e fundit në Gjakovë dhe Prizren, që përfshin diskriminimin publik, keqtrajtimin dhe sjelljen jotolerante ndaj pjesëtarëve të komunitetit pakicë. Bëjmë thirrje për respekt, tolerancë dhe paqe, dhe inkurajojmë fuqishëm autoritetet e Kosovës që të ndërmarrin masa ligjore”, thuhet në postim, transmeton Telegrafi.


Kujtojmë që Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka ngritur shqetësimin se pjesëtarët e komuniteteve pakicë në Kosovë po refuzohen të shërbehen në disa lokale të gastronomisë në vend.

Ai është informuar se një rast i tillë ka ndodhur të shtunën mbrëma në një lokal në Gjakovë.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i zëvendësministrit të Kulturës, Sejnur Veshall. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori