LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim kthehet në Tropojë, zbulon premtimin që mbajti

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim kthehet në Tropojë, zbulon premtimin që mbajti

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka vizituar këtë të hënë Bajram Currin. Ajo thotë se ndodhet atje për të festuar Ditën e Falenderimeve, aq të dashur për amerikanët.

Kim shkruan se Bajram Curri i jep ndjesinë e vendit të saj në Amerikë, e cila është e mbuluar me male dhe shpate.

Ambasadorja ka mbetur e befasuar nga njerëzit e mirë të zonës dhe studentët ekselentë që e kanë pritur, e këtë, e ilustron në shkrimin e publikuar në “Instagram”. Në fund ajo thotë jep mesazhin e qartë: “Le të vazhdojmë të zgjidhim të ardhmen në vend të së shkuarës”.


I lumtur që jam kthyer në Bajram Curri për të mbajtur premtimin ndaj fëmijëve që takova gjatë vizitës sime të parë në maj: se do të kthehesha për të ngrënë së bashku darkën e #Falënderimeve . Për amerikanët, Dita e Falënderimeve është koha e vitit kur shkojmë në shtëpi për të ndarë një vakt të veçantë me miqtë dhe familjen.

Si njeri me rrënjë në mal, është e natyrshme dhe e gëzueshme për mua të “kthehem në shtëpi” në malësitë e Shqipërisë për Ditën e Falënderimeve. Ishte shumë bukur të përplaseshe me fytyra të njohura dhe të bëja gjithashtu miq të rinj. Më la edhe një herë përshtypje inteligjenca dhe vendosmëria e treguar nga të rinjtë që takova këtu, veçanërisht studentët në “English Empoëers All Tropojans” dhe “Girls Lead Our World@glow_club_tropoje. ?? është krenar që sponsorizon programe që u mundësojnë të rinjve të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten e tyre, për Tropojën dhe për ?? & ??! Le të vazhdojmë të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës. Faleminderit banorëve të Tropojës për pritjen dhe mikpritjen tuaj të ngrohtë – jam mirënjohës që jam me ju!

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori