LAJMI I FUNDIT:

Partia Liberale Egjiptiane akuzon përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Qeveri për reagime sipërfaqësore

Partia Liberale Egjiptiane akuzon përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Qeveri për reagime sipërfaqësore

Subjekti Politik “Partia Liberale Egjiptiane- PLE” përmes një komunikate për media ka thënë se me shqetësim ka marrë informatën nga mediat lidhur me refuzimin për t’i shërbyer pjesëtarëve të komunitetit egjiptian nga një lokal afarist në Gjakovë.

Sipas njoftimit, gjithashtu, si e papranueshme është edhe sulmi fizik që ndodhi dje, siç thotë kjo parti, ndaj disa personave të komunitetit rom në Prizren nga ana e pjesëtarëve të sigurimit fizik.

PLE thekson se ngjarjet si këto janë të shëmtuara dhe ndikojnë jashtëzakonisht keq në përpjekjet në integrimin dhe avancimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë.


“Ato si të tilla janë sinjale që institucionet shtetërore duhet akoma më shumë të bëjnë në mbrojtjen dhe lirin e të drejtave të njeriut në Kosovë, në fokus të veçantë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Për më tepër, Subjekti Politik PLE inkurajon që rastet e tilla të raportohen sa më shumë nga komunitetet joshumicë. Të tilla veprime të shëmtuara derivojnë nga diskriminimi sistematik institucional që i bëhet komuniteteve joshumicë tash e sa kohë dhe poqëse këto komunitete të ishin më të përfaqësuara në institucione vendim-marrëse të drejtësisë, potencialisht edhe luftimi i dukurive të tilla negative do të ishte më efikase”, thuhet tutje.

Subjekti Politik PLE thekson se edhe pse në institucione qeveritare dhe në Parlament të Republikës së Kosovës ka përfaqësues të komuniteteve joshumicë, reagimet e tyre janë sipërfaqësore, me apele dhe aq më keq, disa nga këta përfaqësues janë duke “përkëdhelë” keqbërësit e veprimeve të tilla të shëmtuara.

“Të tillë përfaqësues janë pjesë e Qeverisë dhe meqenëse kanë pozicione të larta në hierarkinë shtetërore, ata kanë manifestuar dobësi të jashtëzakonshme të lidershipit, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të komuniteteve joshumicë. Subjekti Politik PLE, u bënë thirrjeve autoriteteve kompetente shtetërore, Policisë së Kosovës, Prokurorit të Shtetit, organeve gjyqësore dhe Institucionit të Avokatit të Popullit që urgjentisht të hetojnë dhe të marrin masa adekuate kundër keqbërësve, duke i vënë ata përballë drejtësisë dhe vetëm në këtë mënyrë mund të parandalohen raste të tilla diskriminuese dhe të bazuara në pikëpamje racore kurse nga komunitetet joshumicë në Kosovë kërkojmë të përmbahen me maturi dhe ta ruajnë qetësinë, virtyte këto që i kemi kultivuar tash e sa kohë”, thuhet në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori