Përfaqësuesit politikë të ‘Republika Srpska’, Nikola Koljeviq, dhe veçanërisht Momçilo Krajishnik, nuk ishin “të lumtur” gjatë bisedimeve të Dejtonit 26 vjet më parë dhe refuzuan të binin dakord me zgjidhjet e propozuara.
Kështu së paku shkruan mediumi boshnjak Klix.ba, sipas të cilit Marrëveshja e Dejtonit, për të cilën betohen sot Milorad Dodik dhe partia e tij dhe të cilën e interpretojnë vetëm ashtu siç u përshtatet, nuk ka qenë opsion i pranueshëm gjatë negociatave në Dejton, përcjell Telegrafi.
Pse?
Sepse, para së gjithash, Krajishnik u pendua për Sarajevën dhe nuk donte t’ia linte Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës.
Atë e shqetësonte edhe fakti që kishte një lidhje tokësore mes Sarajevës dhe Gorazhdës.
Siç shkruan tutje mediumi në fjalë, raportet dhe dokumentet e krijuara 26 vjet më parë konfirmojnë se përfaqësuesit politikë serbë të Bosnjës refuzuan me forcë kompromise, kjo është arsyeja pse ata shpesh “ishin në konflikt” me Slobodan Millosheviqin gjatë negociatave.
Madje, raportet thonë se përfaqësuesit serbë të Bosnjës ishin gati të vazhdonin luftën.
Vetëm një ditë pas nënshkrimit të Dejtonit, Dushan Stojanoviç shkroi për AP se Millosheviqi “i dëboi përfaqësuesit serbë të Bosnjës” nga zyra, ndërkohë që po diskutohej drafti përfundimtar i marrëveshjes.
Millosheviq e quajti marrëveshjen historike dhe tha se ajo nënkuptonte fundin e luftës.
Megjithatë, disa momente pas nënshkrimit, Krajishnik tha se “hartat janë të këqija, shantazhuese dhe servile”.
“Ne e paralajmëruam presidentin Millosheviq se askush nuk ka të drejtë të nënshkruajë një plan të tillë”, citohet të ketë thënë Krajishnik. “Delegacioni ynë nuk e pranoi planin dhe ne ishim unanim për të”.
Kjo, shkruan Klix.ba, tregoi se ka një përçarje të madhe në delegacionin serb në Dejton, përcjell Telegrafi.
Mirëpo, kjo nuk ndikoi shumë në marrëveshjen përfundimtare sepse paraprakisht ishte rënë dakord që Millosheviqi dhe RFJ-ja e atëhershme të nënshkruanin marrëveshjen.
Në vend të Krajishnikut, Marrëveshja e Dejtonit u nënshkrua në emër të RS nga ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme të RF të Jugosllavisë, Milan Milutinoviç.
Vetëm më 14 dhjetor, në nënshkrimin e Marrëveshjes së Dejtonit, nën presionin e NATO-s dhe Serbisë, Krajishnik i nënshkroi dokumentet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Do të jetë sekretarja më e re e shtypit në historinë e Shtëpisë së Bardhë – Trump vazhdon me emërimet e reja
Raporti i fundit i Pentagonit – zbulohen qindra pamje të reja të UFO-ve
Myslimanët që votuan për Trumpin, zemërohen me udhëheqësit që po i zgjedh republikani
Raporti i fundit i Pentagonit - zbulohen qindra pamje të reja të UFO-ve
Myslimanët që votuan për Trumpin, zemërohen me udhëheqësit që po i zgjedh republikani
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap
Si duket një nga burgjet më famëkeq në botë - këtu gjenden më të rrezikshmit nga më të rrezikshmit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët