LAJMI I FUNDIT:

Bordi i Man Utd ka shkarkuar Solskjaerin, pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi anglez

Bordi i Man Utd ka shkarkuar Solskjaerin, pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi anglez

Bordi drejtues i Manchester Unitedit thuhet se ka marrë vendim gjatë të shtunës mbrëma për ta shkarkuar trajnerin Ole Gunnar Solskajer.

Humbja e fundit turpëruese nga Watford me rezultat 4-1 si duket ka mbushur kupën e drejtuesve të Old Trafford, pasi Unitedi gjendet tashmë larg garës për titull në Ligën Premier.


Bordi i klubit thuhet se ka vendosur të shkarkojë trajnerin Solskjaer pas pesë orësh bisedime të brendshme.

Solskjaer ka menaxhuar lojën e fundit për Man Utd, norvegjezi pritet të shkarkohet pas poshtërimit nga Watford
Lexo po ashtu Solskjaer ka menaxhuar lojën e fundit për Man Utd, norvegjezi pritet të shkarkohet pas poshtërimit nga Watford

Klubi anglez tani po punon për kompensimin dhe marrëveshjen me shkrim me Solskjaer, pasi thuhet se do të jetë ‘marrëveshje reciproke’.

Darren Fletcher dhe Micheal Carrick janë gati si zgjidhje të përkohshme për ta drejtuar Unitedin dhe ata tashmë janë duke pritur për vendimin përfundimtar të klubit.

Konfirimi i shkarkimit të norvegjezit pritet të vijë sot (e diel) gjatë ditës, posa të miratohet vendimi i pronarit Joel Glazer. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori