LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit Maqedoni: Distanca fizike dhe mësimi online ndikojnë ndaj shëndetit mental të fëmijëve

Avokati i Popullit Maqedoni: Distanca fizike dhe mësimi online ndikojnë ndaj shëndetit mental të fëmijëve

Nga Zyra e Avokatit të Popullit me rastin e rastin Ditës botërore të fëmijës dhe ditës së Konventës për të drejtat e fëmijës thonë se kjo ditë është dita kur të gjithë ne sublimojmë përpjekjet tona, iniciativat, veprimet e marra, për të përcaktuar statusin e fëmijës në shkollë, në familje dhe shoqëri në përgjithësi, veçanërisht nga aspekti i respektimit të fëmijëve si individë me qëndrime dhe pikëpamje të veta për të gjitha çështjet e rëndësishme, veçanërishtë për çështjet që kanë të bëjnë me ta.

Sipas tyre, respektimi i të drejtave të fëmijës është një prej punëve më të rëndësishme drejt të cilave duhet të synojmë të gjithë, sepse për çdo shoqëri demokratike, të avancuar dhe zhvilluar nuk ka gjë më të rëndësishme sesa krijimi i brezave të shëndoshë, të arsimuar, punëtorë, tolerantë të gatshëm që të ballafaqohen me të gjitha sfidat që i sjell jeta dhe koha moderne.

“Prej më shumë se një viti fëmijët, jo vetëm në vendin tonë, por në mbarë botën po përballen me një mënyrë jetese të ndryshme në të gjitha segmentet, përfshirë edhe procesin arsimor. Distanca fizike, mësimdhënia online ndikuan dhe akoma ndikojnë tek fëmijët, sidomos në shëndetin e tyre mendor dhe socializimin, si një segment i rëndësishëm në zhvillimin e tyre psikologjik. Në këtë drejtim të gjithë faktorët janë të detyruar të bëjnë çdo gjë që është në mundësi të tyre dhe t’u ndihmojnë fëmijëve që sa më lehtë/pa dhimje t’a kalojnë këtë periudhë, pa lënë pasoja të përhershme tek ata.”


“Jemi të vetëdijshëm se që të ketë zhvillim harmonik të personalitetit të secilit fëmije, duhet të krijojmë kushte që ai të rritet në një mjedis të shëndoshë familjar, në një atmosferë të këndshme të mbushur me lumturi, dashuri dhe mirëkuptim. Pikërishtë për këtë fëmijët duhet dhe është e domosdoshme t’i trajtojmë si të barabartë me ne të rriturit, si subjekte aktive dhe bartës të të drejtave dhe obligimeve. Jemi të detyruar të dëgjojmë dhe respektojmë mendimin e tyre, sidomos kur bëhet fjalë për çështje që prekin interesin e tyre.”

“Të gjithë kemi për obligim që të kontribuojmë për zhvillimin e tyre të drejtë psiko-fizik, t’i edukojmë dhe arsimojmë në frymën e tolerancës dhe pranimin e diversiteteve, t’i mësojmë se si t’u shmangen situatave konfliktuoze dhe t’a zgjedhin dialogun si mënyrë të zgjidhjes së problemeve, me këtë do të kontribuohet që fëmija të jetë i gatshëm të jetojë në frymën e paqës, dinjitetit, tolerancës, lirisë, në mënyrë të barabartë dhe solidare me të tjerët”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori