LAJMI I FUNDIT:

U rikthyen pas 40-të vitesh, grupi ABBA bëjnë histori me albumin e ri

U rikthyen pas 40-të vitesh, grupi ABBA bëjnë histori me albumin e ri

Albumi i ri i grupit ABBA ”Voyage”, ka bërë histori me suksesin e tij në top-listat në Mbretërinë e Bashkuar.

Krijuesit e hiteve publikuan albumin e tyre të parë pas 40 vitesh në fillim të këtij muaji, dhe ai u ngjit në krye të tabelës së albumeve zyrtare gjatë javës së parë të publikimit.


Ky sukses shënoi albumin e 10-të të ABBA që renditet në pozitën e parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe u bë albumi më i shitur i vitit 2021 deri më tani, pasi regjistroi shitjet më të mëdha të javës së parë në katër vjet.

Foto: ABBA

Por të dhënat e reja kanë zbuluar gjithashtu se albumi arriti të kryesojë top-listat e albumeve në 17 vende të ndryshme, pasi arriti shitje në mbarë botën mbi një milion kopje në javën e parë dhe ka marrë më shumë se 190 milionë transmetime deri më sot, shkruan DailyMail.

“Ne jemi kaq të lumtur që fansat tanë duket se e kanë shijuar albumin tonë të ri po aq sa ne kemi shijuar ta bëjmë atë! Ne jemi absolutisht mbi hënën për të pasur një album në krye të top-listave përsëri”, kanë thënë anëtarët e grupit për suksesin e hershëm të “Voyage”.

Foto: Baillie Walsh/Press

Lajmi vjen pasi këngëtarët e “Mamma Mia” arritën gjithashtu kryesime të reja me albumin e tyre me hitet më të mira, “GOLD”, i cili arriti një BRIT Certified 20x Platinum në Angli këtë javë.

“ABBA’s GOLD” u publikua në shtator 1992, duke debutuar në numrin 1 dhe ka vazhduar të jetë albumi i dytë më i shitur i të gjitha kohërave në Mbretërinë e Bashkuar, duke rënë nga pozita vetëm pas albumit të hiteve më të mira të “Queen”.

Foto: Getty Images

Në fillim të kësaj jave ABBA njoftoi detajet e këngës së tyre të parë të Krishtlindjeve “Little Things”, e cila do të publikohet në CD përmes Universal Music Group më 3 dhjetor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina

"Nuk dua të flas për atë pjesë hiç", reagimi i Bleros kur pyetet për ndarjen nga e dashura e tij e re

Magazina
Kim Kardashian trondit sërish me korse të ngushtë dhe fustan të tejdukshëm në Met Gala 2024

Kim Kardashian trondit sërish me korse të ngushtë dhe fustan të tejdukshëm në Met Gala 2024

Magazina
Kalo në kategori