LAJMI I FUNDIT:

Ky do të jetë trendi kryesor në formësimin e vetullave 2022: Sa më natyrale të jenë, aq më mirë!

Ky do të jetë trendi kryesor në formësimin e vetullave 2022: Sa më natyrale të jenë, aq më mirë!

Për fat të mirë, trendi i vetullave të plota nuk po ndryshon dhe qe si do t’i formojmë ato vitin e ardhshëm

Lëreni mënjanë piskatoren dhe vazhdoni t’i lëshoni vetullat tuaja natyrale, mu ashtu siç keni bërë gjatë karantinës!

Sezonin e ardhshëm, stilistët rekomandojnë vetulla natyrale, por me një kthesë më të butë se vitet e mëparshme, transmeton Telegrafi.


Linjat e mprehta dhe grimi i dukshëm te vetullat i përkasin së shkuarës. Sezonin e ardhshëm do të mbajmë vetullat natyrale, të plota, të theksuara vetëm aq sa ngjyra jonë natyrale.

Përveç kësaj, rekomandohen vetulla të buta dhe të ashpra.

Grimi që funksionon thjesht duhet të jetë i tillë. Prandaj, kur aplikoni grimin e vetullave, përpiquni t’i bëni ato të duken sa më natyrale. Këshilla është të zhysni penelin e vetullave në hije dhe thjesht t’i lyeni lehtë vetullat.

Pra, sa më të natyrshme, aq më mirë!

/Telegrafi/