LAJMI I FUNDIT:

Në 4 spitale të përgjithshme nuk ka pacientë me COVID-19

Në 4 spitale të përgjithshme nuk ka pacientë me COVID-19
Foto: Ilustrim

Spitali i Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës dhe Vushtrrisë, nuk kanë pacientë me COVID-19.

Ndërkaq, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, në trajtim janë 42 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me COVID-19 dhe 30 me post-COVID.

Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka 2 pacientë.


Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-COVID, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme.

Klinika Infektive, 4 pacientë.

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë

Spital i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Gjakovës, 6 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë. /Telegrafi/