Pesë anëtarët e familjes Pupa u masakruan dhe u vranë brenda shtëpisë, mes tyre një foshnje 7 muajshe, ndërsa drejtësia shpalli fajtor dhe ekzekutoi me dënimin me vdekje, varje me litar, vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko, nga fshati Libofshë.
Ngjarja ndodhi më 29 maj të vitit 1992 në fshatin Libofshë të Fierit, ndërsa ky ishte dënimi i fundit me vdekje në Shqipëri, e për ironi të fatit po në Fier vrasja e 8 vjeçarit dy ditë më parë, ka shkaktuar revoltën e shoqërisë shqiptare, të cilët kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje.
Kiço Nano, prokuror i masakrës së Libofshës që dha dënimin kapital për ekzekutimin e dy vëllezërve Çuko, që shuan një familje për grabitje, ka dhënë një intervistë ekskluzive për korrespodentin e Top Channel, Mikel Marsi.
Ish prokurori shprehet se ngjarja e vitit ’92 ka qenë e rrallë në Evropë edhe në botë, që të zhdukësh tre breza në një vrasje, dy prindërit, djalin e tyre dhe nusen, së bashku me foshnjën 7 muajshe të çiftit.
Nano tregon për momentet e vështira që ka kaluar, ndërsa shton se kur çonte ndërmend skenën e vrasjes së foshnjës me levë pas koke, ajo që mendonte ishte se meritonin përtej ekzekutimit.
Autorët treguan vetë të gjithë ngjarjen ndërsa nuk u shfaqen aspak të penduar thotë Nano, teksa shton se 2-3 vite pasi ndodhi varja në litar e dy vëllezërve pati një rënie të këtyre ngjarjeve tragjike.
Vetëm dy ditë më parë, 38-vjeçari Klodian Çalamani vrau barbarisht 8-vjeçarin Mateo Vasiu duke e goditur me sende të forta dhe e groposi në oborrin e shtëpisë së tij disa orë pasi e kishte marrë peng. Kjo ngjarje ka shkaktuar indinjatë dhe një revoltë të gjerë qytetare, ndërsa Nano nuk gjen dot fjalë e thotë se nëse do të ishte prokuror do të jepte dënimin maksimal për vrasësin!
Intervista e plotë:
Kiço Nano: Unë deri në korrik të ’92 kam qenë prokuror i rrethit të Fierit dhe në muajin prill ndodhi një ngjarje shumë e rëndë, makabre, në Fier, që më ka ngel në mendje, u vranë u zhdukën tre breza. Ngjarje e rrallë në Evropë dhe në botë që të zhdukësh tre breza në një vrasje. Ikën djali me nusen, fëmija e vogël, Magdalena 7 muajsh dhe prindërit e djalit, tre breza.
Gazetari: Sa e lehtë apo e vështirë ishte dhënia e vendimit kapital për ju?
Kiço Nano: Më ka ngel në mendje, kur gjeta forcën, kur kujtoja dhe kaloja nëpër mend skenën e vrasjes së foshnjës 7 muajshe ajo më jepte të thoja jo kapital, por sikur të kishte super kapital ata e meritonin ekzekutimin. E vrau me levë, madje e kisha peshuar levën, ishte levë barominë 13 kilogramshe. E gjuajti në kokë, qau fëmija. Pasi u goditën të parët djali me nusen, u goditën ata me levë, duke dëgjuar zhurmë fëmija qau, se ishte ora 01:00 i natës, ata qëlluan edhe fëmijën me levë.
Gazetari: Autorët treguan të gjithë ngjarjen vetë? A ishin penduar?
Kiço Nano: Po, po të gjithë ngjarjen. Jo hiç fare, sikur s’kishte ndodhur asgjë, nuk ishin penduar.
Gazetari: Çfarë ndodhi pas vendimit, kur u vendos të vareshin në mes të Fierit?
Kiço Nano: Ajo çështje u hetua në kohë rekord dhe u gjykua në kohë rekord, pasi mori dënimin nga shkalla e para e Fierit, gjykata e lartë e la në fuqi vendimin, ish presidenti Berisha e miratoi dënimin me varjen në litar dhe u ekzekutuan më 25 qershor të ’92. Nga prilli në qershor, mendoj se edhe sot duhet të rishikohen hetimet, sidomos shpejtësia në hetime ka të bëjë shumë në parandalimin e krimeve të tjera.
Gazetari: Pas asaj periudhe pati krime të kësaj natyre?
Kiço Nano: Pati nja 2-3 vjet, edhe në Fier edhe më gjerë sikur ra, pati një rënie, u ndje ekzekutimi i tyre.
Gazetari: Mendoni se duhet të vendoset sërish një dënim i tillë?
Kiço Nano: Lufta më e madhe duhet të ishte bërë në kohën kur u hoq, të mos hiqej, tani që është hequr është vështirë të rivihet përsëri.
Gazetari: Pas 29 vitesh ndodhi sërish një ngjarje e tillë edhe po në Fier, çfarë mendoni për këtë ngjarje?
Kiço Nano: Ajo është makabre, s’ke çfarë thua, është tepër e rëndë, s’ke çfarë emri ti vësh, nuk ka shpjegim dhe fjalë, nëse do isha prokuror do jepja dënimin maksimal që ka ligji! Dënimi sot kush është, burgimi i përjetshëm.
Pas Fierit, Vlorës , familjarët e Mateos kanë shkuar edhe në Lushnje për të mbledhur firma për peticionin që synon dënimin kapital për Klodian Çalamanin. Përmes këtij peticioni familjarët synojnë dënimin me vdekje të 38-vjeçarit. Peticioni është firmosur dhe nga qytetarë të shumtë, të cilët të tronditur nga ngjarja e rëndë, kërkuan varjen e tij në mes të qytetit të Fierit./Tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hamza në dy lagje të Prishtinës: Kosova mundet ma mirë për të gjithë, besoni në mundësitë që ofron vendi ynë
“Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës”, avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri