SBASHK ka takuar sot Këshillin e Prindërve të Prishtinës lidhur me protestën e paralajmëruar për muajin dhjetor.
Sipas një njoftimi për media thuhet se SBASHK ka publikuar vendimin nga takimi me kryetarët e nivelit komunal sindikal e të Universiteteve, që më 4 dhjetor të niset me veprime sindikale duke nisur me një protestë me numër të kufizuar të udhëheqësve e veprimtarëve sindikal dhe me përfaqësues të Këshillave të Prindërve.
“Në kuadër të këtyre përgatitjeve SBASHK-u ka nisur takimet konsultative me përfaqësues të Këshillave prindërve duke filluar me Prishtinën. Në selinë e SBASHK-ut kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe kryetarin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Prishtinës, Ahmet Pllana kanë pritur kryetarin e Këshillit të prindërve Jeton Demi dhe anëtarët e kryesisë së Këshillit të prindërve të Prishtinës Nexhmi Hoxha dhe Besim Cakolli. Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë informuar Këshillin e prindërve për situatën në arsim dhe për vendimin që në mungesë të gatishmërisë për dialog të Qeverisë të fillohet me veprime sindikale”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit thuhet se Këshilli i Prindërve ka deklaruar se SBASHK po bën gjithë angazhimet e mundshme që çështja e Ligjit të pagave të zgjidhet drejt përmes dialogut dhe takimeve të sindikatave me përfaqësues të Qeverisë në mënyrë që të mos shkohet në grevë dhe prandaj ka ftuar përfaqësuesit e Këshillave të prindërve që të jenë bashkë me SBASHK-un në këto angazhime me shpresë se mesazhi i përbashkët do të kuptohet drejt nga Qeveria dhe do të nis zgjidhja e drejtë për ligjin e pagave.
“Nëse edhe këto angazhime nuk japin rezultatin e pritur, atëherë do të ndodhin grevat në tërë sistemin arsimor. Kryetari i Këshillit të Prindërve për Prishtinën Jeton Demi bashkë Nexhmi Hoxhën e Besim Cakollin janë shprehur se përkrahin kërkesat legjitime të SBASHK-ut dhe shprehin respekt për përpjekjet që çështjet të zgjidhen me dialog. Po ashtu kanë lavdëruar angazhimin për gjithë këtë përkushtim në mënyrë që të mos vije deri të grevat që paralizojnë tërë sistemin arsimor. Ata janë shprehur se do të debatojnë me kryesinë e Këshillit të prindërve të Prishtinës për të qenë bashkë me 4 dhjetor në protestë me shpresën se Qeveria do të reflektojë dhe do të arrihet marrëveshje pa pasur nevojë për veprime të tjera”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite