Komisioni Ad-hock për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit për RTK-në ka përzgjedhur 18 kandidatë të cilët do të dërgohen për votim në Kuvendin e Kosovës.
FOL në një postim në Facebook thekson se Komisioni Ad-Hock për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit për RTK-në ka përfunduar tashmë intervistimin e 91 kandidatëve nga 132 kandidatë sa kishin aplikuar.
“Ky ishte ndër proceset më të mëdha sa i përket rekrutimit që Kuvendi i Kosovës ishte marrë deri më tani, për shkak të numrit të madh të kandidatëve që kishin aplikuar.
Nga monitorimi ynë del se ky proces ka shkuar korrekt dhe të gjithë anëtarët e Komisionit kanë treguar bashkëpunim me shoqërinë civile”, thuhet në njoftimin e FOL-it.
Gjithashtu thuhet se “vlen të theksohet transparenca e tërë këtij procesi, duke bërë që edhe poentomi i kandidatëve të bëhet në prezencë të monitoruesve të shoqërisë civile.
FOL ka mirëpritur që Komisioni Ad-Hock ka vendosur që të respektohet Ligji për Barazi Gjinore në këtë proces, duke dërguar në Kuvend për votim një listë me përbërje të barabartë me kandidatët gra dhe burra”.
Në listën e ngushtë që shkon në Kuvend, janë 16 kandidatë shqiptar, prej të cilëve 8 gra dhe 8 burra dhe 2 kandidatë (një burrë dhe një grua) nga komuniteti serb.
Lista me 18 kandidatët që do të shkojnë në Kuvend për votim.
- Driton Hetemi 847 pikë
- Besnik Boletini 812 pikë
- Safet Kabashaj 797 pikë
- Ejup Gojnovci 792 pikë
- Bekim Selo 768 pikë
- Ismet Sijarina 749 pikë
- Fatime Lumi Qehaja 734 pikë
- Petrit Qollaku 734 pikë
- Arta Berisha 726 pikë
- Enis Halimi 726 pikë
- Albulena Mehmeti 724 pikë
- Jehona Ademaj Sejdiu 704 pikë
- Shukrije Rama 684 pikë
- Mejreme Krasniqi Sadiku 683 pikë
- Mihane Nertile Salihu Bala 668 pikë
- Arta Pllana 670 pikë
- Nelica Veljkovic 677 pikë
- Mihailo Scepanovic 735 pikë
FOL i bënë thirrje deputeteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që gjatë votimit të kandidatëve të respektohet Ligji për Barazi Gjinore, si rrjedhojë Bordi i RTK-së të ketë përfaqësim të barabartë gjinor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë