Frçkoski: Nëse bullgarët hyjnë në Kushtetutë, do të duhet të pranojnë se janë të ndryshëm nga maqedonasit
Kushtetuta jonë është e shkurtër dhe interpretimet i janë lënë Gjykatës Kushtetuese e cila e përshtat atë me realitetin. Disa ndryshime aktuale janë të gabuara, thotë Ljubomir Frçkoski i cili është një nga krijuesit e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.
“Ideja se korrupsionin në drejtësi do ta zgjidhni me Kushtetutë është e gabuar. Nuk i takon modelit të zgjedhë, por zgjedhjes së ekzekutivit nëse do të zbatojë një kulturë politike për të mos ndikuar në drejtësi. Amendamenti në Prokurori është represiv, sepse tani kemi njerëz të cilët janë pafund në paraburgim sepse Prokuroria nuk mund të ngrejë aktakuzë për gjashtë muaj”, thotë Frçkoski për “Utrinski Brifing”.
Frçkoski nuk e konsideron problem që bullgarët në Maqedoni të përfshihen në preambulën e Kushtetutës.
“Preambula nuk është pjesë operative por memorie historike. Pra nuk është problem të zgjerohet duke shtuar bullgarët. Kështu bullgarët pranojnë se në Maqedoni ekziston një pakicë bullgare që është e ndryshme nga maqedonasit. Me hyrjen në BE hapet neni 118, i cili i referohet marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat më pas do të zbatohen drejtpërdrejt pa ndërmjetësimin e ekzekutivit dhe një pjesë të sovranitetit ia kalojmë BE-së”, sqaroi Frçkoski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe