LAJMI I FUNDIT:

Ajri i ndotur përfshin Maqedoninë e Veriut

Ajri i ndotur përfshin Maqedoninë e Veriut
Foto ilustrim

Maqedonia e Veriut është radhitur në krye të listës së vendeve me ajër të ndotur.

Në bazën globale të të dhënave, NUMBEO, e cila prezanton shkallën e ndotjes së ajrit në nivel botëror, qyteti i Tetovës listohet i dyti, pas qytetit Katmandu në Nepal.

Ajër i ndotur konsiderohet kur nivelet e grimcave PM2.5, të cilat mund të bllokojnë mushkëritë e njerëzve, janë shumë të larta.


Sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nëse këto nivele janë midis zeros dhe 50, cilësia e ajrit konsiderohet “e mirë”.

Nëse janë midis 51 dhe 100, cilësia e ajrit është “e kënaqshme” dhe përmbi 100 është “e keqe”.

Të dhënat e stacioneve matëse të dikasterit të Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Maqedoninë e Veriut tregojnë se, përveç Tetovës, edhe disa qytete të tjera kanë qenë të mërkurën mbi nivelet e lejuara – në mesin e tyre: Strumica, Shkupi, Gostivari e Velesi.

Në ndotje thuhet se kontribuojnë një varg faktorësh, nga emetimet e automjeteve deri te pluhuri dhe moti.

Hamdi Sulejmani, këshilltar në Asamblenë Komunale të Tetovës, nga Lista e Pavarur e Ambientalistëve, thotë për Radion Evropa e Lirë se inspektorati i angazhuar për detektimin e ndotësve, duhet të jetë më aktiv në ushtrimin e detyrës, veçanërisht gjatë stinës së dimrit, kur, sipas tij, përdoren lëndë të ndryshme për djegie.

Ngadhënjim Mehmeti, nga organizata joqeveritare “Eco Guerilla” në Tetovë, thotë se në ndotjen e ajrit ndikon edhe mënyra e ngrohjes së amvisërive, bizneseve dhe institucioneve.

“Ministria e Ambientit e Maqedonisë së Veriut, viteve të fundit, zbatoi një projekt me subvencionimin e invertorëve, si zëvendësim për ngrohjen me dru, me qëllim që të ulet sadopak ndotja. Mirëpo, në vende të varfra si Maqedonia e Veriut ngrohja me energji elektrike është luks”, thotë Mehmeti për Radion Evropa e Lirë.

“Ajo që premtohet me vite nga qeveritë, por nuk realizohet, është rrjeti i gazifikimit. Nëse jo amvisëritë, por objektet publike, si shkollat, spitalet e bizneset e mëdha… po të fillonin ato ngrohjen me gaz, do ishte një hap i madh për uljen e ndotjes”, shton ai.

Në bazë të të dhënave të fundit të Agjencisë Evropiane të Mjedisit, ndotja e ajrit si “vrasës i padukshëm” në Evropë shkakton 307,000 vdekje të parakohshme në vit.

Nivelet e larta të ndotjes vijnë në kohën kur Maqedonia e Veriut, sikurse edhe vende të tjera në botë, po përballet me shifra të larta të të infektuarve me koronavirus.

Mjekët thonë se ndotja e ajrit është e pritshme të përkeqësojë gjendjen e personave me sëmundje kronike, veçanërisht të atyre që preken me koronavirus.

“Zvogëlimi i kualitetit të jetës, i cili vjen si rezultat i ndotjes së ajrit, në mënyrë indirekte rrit edhe shkallën e vdekshmërisë nga infeksioni me COVID-19”, thotë mjeku Zllate Mehmedoviq, duke iu referuar sëmundjes së rrugëve të frymëmarrjes, që e shkakton koronavirusi.

Sipas Mehmedoviqit, i cili është i angazhuar në qendrën për trajtimin e pacientëve me koronavirus në Shkup, mbajtja e maskave edhe në ambiente të hapura do të zvogëlonte rrezikun nga ajri i ndotur.

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë paralajmëruar formimin e një “fondi të gjelbër”, në vlerë prej dhjetëra miliona eurosh, për të luftuar ndotjen e ajrit dhe ndryshimet klimatike.

Por, shumë organizata joqeveritare, që në fokus kanë cilësinë e ajrit, thonë se vendimet për sa i përket uljes së nivelit të ndotjes së ajrit, autoritetet i marrin për qëllime populiste dhe si të tilla nuk japin rezultate afatgjate./REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kalo në kategori