LAJMI I FUNDIT:

A ka një mënyrë për t’i thënë partnerit që e tradhtuat?

A ka një mënyrë për t’i thënë partnerit që e tradhtuat?

Si nisin të tilla biseda?

Ok ndodhi. Jemi para një fakti dhe asnjë lloj kritike nuk zhbën çfarë është bërë. Ti tradhtove dikë që ka rëndësi për ty dhe në të njëjtën kohë, s’je gati ta humbasësh.

Tani duhet të vendosësh nëse do t’ia thuash apo do të jetosh me ndjesinë e fajit. Nëse po, a ka një mënyrë për t’i treguar partnerit që e ke tradhtuar?


Mendo pak pse e bërë

Mund të jesh duke u ndjerë shumë keq për çfarë ke bërë, mbase ishe një natë i dehur, por mendo qartë. Njerëzit janë kompleks dhe si rrjedhojë edhe veprimet e tyre, por ky lloj argumenti nuk mjafton. Duhet të kalosh kohë mjaftueshëm me veten për ta kuptuar pse ndodhi. Pasi ta kesh kuptuar dhe të jesh përballuar me faktet e tua, dil para tij/saj.

E sigurt që pyetja e parë e tij/saj do të jetë “pse e bërë”. Je gati t’i përgjigjesh sinqerisht? Shmang justifikimet dhe shihe gjithë situatën nga këndvështrimi i partnerit, shkruan LifeHacker.

Sigurohu me veten që ti do ta bësh këtë bisedë

Çdo lidhje është ndryshe. Vetëm ti i di me detaje dhe sesi mund të ndikojë kjo që do tregosh tek partneri yt. Sigurisht, duhet ta kishe menduar më herët, por sidoqoftë ndaje me veten pse do ta bësh këtë bisedë.

Do të ndahesh përfundimisht prej tij/saj? Ndihesh mjaftueshëm fajtor për ta mbajtur në ndërgjegje apo do t’i japësh një shans të dytë raportit? Është shumë e rëndësishme që gabimi të merret vesh prej jush dhe jo nga dikush tjetër. Kjo do t’i përkeqësonte gjërat.

Bisedoni

Pasi t’i kesh qartësuar gjërat më lart me veten bisedo me partneren/in duke qenë direkt dhe i kujdesshëm në të njëjtën kohë.

Kërko falje, jep arsye dhe trego gjithçka, por në asnjë moment mos fajëso partnerin për veprimin tënd edhe nëse ti ke ndonjë pakënaqësi prej tij/saj. Jepi kohë të bëjnë pyetjet që duan dhe të zemërohen me ty.

Planifiko për të ardhmen

Ta pranosh çfarë ndodhi është një hap, por të punoni bashkë për ta forcuar marrëdhënien, është pjesa më e vështirë dhe më e rëndësishme. Pasi ta keni bërë këtë bisedë, vazhdoni dialogun për çfarë vjen më pas, citon Anabel.

Tregoji si je ndjerë dhe se çfarë do të doje të bënit në vijim. Kërkoji partnerit çfarë mendon se është më e mira për vazhdimësinë e lidhjes dhe mbi të gjitha, kujdesu të mos e humbasë më besimin në asnjë moment. Merr përsipër përgjegjësi dhe shpreso që personi tjetër të jetë në një linjë me pritshmëritë e tua.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Lifestyle
Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

A e dini se...
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Kalo në kategori