LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Nuk mund të ketë Ballkan të hapur derisa Serbia nuk i pranon dokumentet e Kosovës

Kurti: Nuk mund të ketë Ballkan të hapur derisa Serbia nuk i pranon dokumentet e Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë sot se Qeveria e Kosovës ka qëndrim të qartë për nismën rajonale “Open Balkan” dhe sipas tij nuk mund të ketë Ballkan të hapur derisa Serbia nuk i pranon pasaportat e Kosovës, vulat, certifikatat etj.

Kurti në një konferencë për media me ministrin e ri të Shëndetësisë, Rifat Latifi duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për nismën rajonale tha se për të dëshmuar se Serbia është për Ballkan të hapur fillimisht duhet të hapet për Kosovën.

“Serbia për ta dëshmuar se është për Ballkan të hapur duhet të hapet njëherë për Kosovën”, tha ai.


Ndërkaq, duke folur rreth paralajmërimit se Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do t’i largojnë kontrollet kufitare nga janari i 2023-së, Kurti tha “deri në datën kur e kanë paralajmëruar këtë gjë mund të ndodhen shumë zhvillimet politike. Një premtim i tillë më shumë është një parashikim i vagullt sesa ndonjë fakticitet që po e presin të gjithë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Lajme
Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Lajme
A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Lajme
Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Lajme
Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Lajme
Osmani mbështet deklaratën e sekretarit Rubio për sovranitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës

Osmani mbështet deklaratën e sekretarit Rubio për sovranitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës

Lajme
Kalo në kategori