LAJMI I FUNDIT:

Travis Scott vazhdon të jetë në gjendje ‘shoku’ pas tragjedisë në festivalin “Astroworld”

Travis Scott vazhdon të jetë në gjendje ‘shoku’ pas tragjedisë në festivalin “Astroworld”

Travis Scott është ende në gjendje jo të mirë emocionale si pasojë e tragjedisë së ndodhur në festivalin “Astroworld” në Houston, Teksas, ku mbetën të vdekur dhjetë persona, në mesin e tyre edhe një nëntëvjeçar.

Që nga incidenti, reperi është mbështetur tek Kylie Jenner për të kaluar këtë fazë të tmerrshme të jetës së tij, sipas Fox News.


“Kylie është e shkatërruar nga tragjedia në Astroworld dhe ka bërë gjithçka që mundet për të mbështetur Travisin në të gjitha emocionet me të cilat ai po përballet çdo ditë”, tha një burim.

Kylie Jenner dhe Travis Scott (Foto: Craig Barritt)

Gjatë gjithë hetimit, Scott – emri i vërtetë i të cilit është Jacques Bermon Webster – ka qenë ‘në një gjendje shoku’ ndërsa mbetet i përfshirë në përpjekjet e vazhdueshme për të qëndruar në komunikim me familjet e të prekurve nga incidenti.

“Dikush po vdes” - momenti kur Travis Scott ndaloi performancën në “Astroworld” pasi vërejti se diçka nuk po shkonte
Lexo po ashtu “Dikush po vdes” - momenti kur Travis Scott ndaloi performancën në “Astroworld” pasi vërejti se diçka nuk po shkonte

“Kylie e di se sa shumë do të thotë për Travis të performosh dhe të dalësh para fansave të tij, kështu që ta shohësh atë në një gjendje shokuese teksa lajmet dhe proceset gjyqësore vazhdojnë është shumë e vështirë për të dy”, thotë më tej burimi.

Festivali “Astroworld” (Foto: Getty Images)

Nëntëvjeçari Ezra Blount, ishte viktima e dhjetë që u konfirmua në “Astroworld”, i cili po qëndronte në supet e të atit gjatë performancës së reperit amerikan.

Pas tollovisë së krijuar, ai thuhet se u shtyp dhe u shkel me këmbë nga turma.

Raportohet se më shumë se 100 padi janë ngritur tashmë kundër Scott, Drake dhe promovuesit të koncerteve LiveNation. /Telegrafi/

Festivali “Astroworld” (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Magazina
U filmua rrugëve të Tiranës, Egla zbulon se çfarë ndodhi para se të futej në Dhomën e Bardhë

U filmua rrugëve të Tiranës, Egla zbulon se çfarë ndodhi para se të futej në Dhomën e Bardhë

Magazina
Finalisti Romeo Veshaj nuk shfaqet në ‘Post Big Brother’, Ledion Liço zbulon detajet

Finalisti Romeo Veshaj nuk shfaqet në ‘Post Big Brother’, Ledion Liço zbulon detajet

Magazina
Rrëmbeu fitoren e BBVA, i kthehet Meritoni: Pse nuk e pranon që ta dhamë fitoren unë dhe Ilnisa

Rrëmbeu fitoren e BBVA, i kthehet Meritoni: Pse nuk e pranon që ta dhamë fitoren unë dhe Ilnisa

Magazina
Do ta lë Italinë për shkak të Romeos - Heidi Baci flet për raportin me të pas daljes nga Big Brother

Do ta lë Italinë për shkak të Romeos - Heidi Baci flet për raportin me të pas daljes nga Big Brother

Magazina

"Do hidhem nga ballkoni nëse fiton Egla Ceno", Roza Lati sqaron deklaratën

Magazina
Kalo në kategori