LAJMI I FUNDIT:

Franca ndërroi ngjyrën e flamurit, por atë nuk e kishte vërejtur askush deri më tani

Franca ndërroi ngjyrën e flamurit, por atë nuk e kishte vërejtur askush deri më tani

Ngjyra e flamurit të Francës është ndërruar, e deri vonë atë askush nuk e kishte vërejtur, shkruan Guardian.

Ndërrimi ndodhi me vendim të presidentit Emmanuel Macron, dhe është shpjeguar edhe arsyeja për këtë, transmeton Telegrafi.

Para pallatit Elysee, sipas zyrës së presidentit ishte vendosur flamuri që kishte ngjyrën e kaltër paksa më te errët.


Një nuancë e tillë e ngjyrës së kaltër ka qenë në flamurin e Francës, pak pas Revolucionit që ndodhi në këtë vend.

Gjithashtu është bërë e ditur se ndërrimi ndodhi në korrik të vitit të kaluar, por se këtë nuk e kishte vërejtur askush deri më tani.

Marina franceze ka ruajtur ngjyrën e kaltër me nuancë më të errët, e ajo më e ndritur filloi të përdoret gjatë viteve të 70-ta.

Radio Europe 1, sot ka raportuar se presidenti francez vendosi për këtë ndryshim me këshillën e bashkëpunëtorëve Arnauld Jolens dhe Bruno Roger-Petit.

Sipas organeve kompetente, ngjyra e kaltër me nuancë më të errët është më elegante dhe lidhet më shumë më Revolucionin.

Megjithatë, persona të caktuar kanë teori të ndryshme për atë se pse është ndryshuar ngjyra. /Telegrafi/