Telegrafi Maqedoni ka intervistuar të riun Hisar Ali, futbollistin e grupmoshave të Shkëndijës dhe reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut. Ai është sulmues dhe ka nisur të luaj futboll që nga mosha 5 vjeçare kurse tashmë e ka ëndërr të luaj si Benzema, Ronaldo apo Batistuta. Për të, Shkëndija është mbi të gjitha.
Kur keni filluar të luani futboll?
Me futboll kam filluar të merrem që në moshën 5 vjeçare tek klubi futbollistik Reçica, me trajnerin Muzafer Livoreka, në vitin 2012, ndërsa në vitin 2013 pas një lojë me ekipin e grupmoshave Dardanët, trajneri Islam Ibrahimi më mori në ekipin e tij, ku kam luajtur për katër vite, pra deri në vitin 2017. Aty i tregova aftësitë e mia prej futbollisti. Në lojën me ekipin e zemrës, Shkëndijën unë shënova 3 gola dhe fituam lojën. Kur mbaroi loja, trajneri i Shkëdijës, Elbasan Munishi u interesua për mua dhe më vonë u transferova atje. Pra ëndrra u bë realitet. Në qershor, pas transferimit tek Shkëndija, luajtëm në Prishtinë për një turne për grupmosha dhe në atë turne unë shënova tre gola ndërsa ne si ekip fituam vendin e tretë. Për tre vite, nga viti 2017 deri në vitin 2020 kam luajtur për Shkëndijën, duke fituar shumë turne ndërkombëtar dhe kam shënuar shumë gola.
Në vitin 2020, koordinatori i asaj kohë, Erhan Selimi më informoi se jam nominuar në garën e talentëve të rinj që do të mbahet tek federata shtetërore. Në këto gara për tre konkurrime shënova tre gola, duke u pranuar si pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë. Nga viti 2020 e këndej jam pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë, U-14 duke marrë pjesë në shumë turne ndërkombëtare.
Cila pozitë në lojë ju pëlqen më së shumti?
Kam luajtur gjithmonë në pozitën e sulmuesit të qendrës, sulmues i majtë e i djathtë, por edhe si mbështetje të sulmuesve. Mua më pëlqen të luaj në qendër të sulmit dhe në anën e djathtë.
Sa orë në ditë ushtroni?
Pasiqë jemi të angazhuar edhe në shkollë, ne si akademi ushtrojmë nga tre orë në ditë.
Cili lojtar është idoli juaj që e ndiqni?
Si çdo lojtar adoleshent, edhe une kam disa idolë të futbollit me famë ndërkombëtare, e ata për mua janë Benzema, Batistuta por do doja ta veçoja këtu Cristiano Ronaldon. Prej futbollistëve tanë do të doja ta veçoja Fadil Vokrrin dhe Ylber Aliun.
Cili është plani juaj për të ardhmen?
Planet e mija për të ardhmen janë që të luaj për një klub të madh evropian si që është AC Milan, Dortmund e pse jo edhe Real Madrid e Manchester United. Por, Shkëndija mbi të gjitha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Voziti me fëmijë në prehër – policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Bytyqi: Një vit e gjysmë punuam në planin e rritjes, të ndërmarrim të gjitha proceset reformuese
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City