LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: Zgjedhjet lokale rikonfirmuan peshën tonë politike

Lëvizja Besa: Zgjedhjet lokale rikonfirmuan peshën tonë politike

Nga Lëvizja Besa sot pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore njoftojnë se është diskutuar për rezultatin e zgjedhjeve lokale në vend, si rrjedhojë, nga kjo parti theksojnë se është rikonfirmuar peshën politike e mandateve të deputetëve të fituara në zgjedhjet parlamentare.

“Janë përmbushur objektivat e vendosura si janë fitorja në Komunën e Tetovës dhe Komunën e Zhelinës, po ashtu me rreth 26.000 votat e fituara në zgjedhjet lokale rikonfirmoi edhe peshën politike të mandateve të deputetëve të fituara në zgjedhjet e vitit 2020”, thuhet mes tjerash në kumtesë.

Nga kjo parti kanë reaguar edhe për ngjarjet e fundit në Kuvend, pas dështimit për votim të moscionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, deri, siç thonë ata kërkojnë që të ndërpritet presioni i pushtetin ndaj deputetëve të kësaj partie.


“Me metodat e përdorura nga BDI si pjesë e pushtetit dhe heshturazi të aprovuara nga LSDM, është cenuar liria e votës dhe demokracia në vend. Po ashtu i bëjmë apel pushtetit aktual LSDM-BDI që urgjentisht të ndërpresin presionin me të gjitha format e mundshme që po ushtrojnë ndaj deputetëve të Lëvizjes BESA. Për këtë çështje kemi njoftuar edhe faktorin ndërkombëtar në vend. Veprimet për cënim të integritetit profesional të deputetëve dhe presioni që po ushtrohet ndaj tyre është edhe një dëshmi se demokracia dhe veprimi i lirë politik në Maqedoninë e Veriut po vendohet në rrezik”, thuhet në kumtesë.

Nga kjo parti shtojnë se do të vazhdojnë bashkëpunimin me subjektet politike që ndajnë të njëjtat vlera, respektivisht partneritetin e vazhdueshëm me SHBA dhe BE, si dhe largimin e BDI-së nga pushteti.