LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Interesim i lartë për vaksinën kundër gripit sezonal

Maqedoni: Interesim i lartë për vaksinën kundër gripit sezonal

Qytetarët mbajnë radhën edhe të shtunën për tu imunizuar me vaksinat kundër gripit sezonal. Ndonëse ky proces filloi dje, shërbimet ambulantore nëpër Shtëpitë e shëndetit janë të hapura me dy turne për të bërë ballë interesimin e qytetarëve. Në pikën e vaksinimit në Poliklinikën e Bit Pazarit vetëm në ditën e parë janë dhënë mbi 300 doza katër valente kundër vizores stinore. Qytetarët thonë se javës që shkoi kanë caktuar termin në platformën vakcinacija.mk duke shpresuar të mos jetë bërë vonë për imunizim.

“U paraqita te kjo faqja dhe me caktuan termin për sot ora 13 dhe erdha të vaksinohem. Ndërsa kundër virusit korona kam marr të tri dozat. Tani erdha vetëm për gripin. A mendoni se janë vonuar vaksinat? Po, kanë mund edhe më herë ti sjellin, por tani ja presim që mos të bëhen radhët e gjata.


“Sikurse çdo vit tjetër të kësaj dekade erdha sot të vaksinohem. Unë mendoj se vjet patën ardhur më vonë vaksinat, këtë vit jemi në avantazh. Çfarë ju sugjeroni të tjerëve? Të vaksinohen, secili e di për veti.”

Megjithëse porositja është bërë që moti, 40 mijë vaksina kanë arritur me vonesë, si pasojë e kërkesës së shumtë në tregun botëror. Sipas imunologëve ky arsyetim nuk mbanë, dhe për efikasitet kundër kësaj viroze vaksinimi është dashur të kryhet në periudhën 15 tetor-15 nëntor. Nga personeli mjekësor thonë se terminët janë të vendosura në çdo 5 minuta, duke lënë hapësirë për respektimin e masave anti kovid.

“Interesimi është i madh, pacientët vijnë në terminët e paracaktuara dhe gjithçka kalon sipas rendit. Të gjithë terminët janë zbatuar, asnjë prej tyre nuk është anuluar të gjithë kanë ardhur me kohë. Për momentin në këtë pikë vaksinimi bëhet në dy turne nga ora 7 e mëngjesit deri më ora 19 në mbrëmje”.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se ky është viti katër me radhë që sigurohen vaksina falas për të moshuarit mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna, punonjësit shëndetësor dhe fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç. Qendrat për shëndet publik kanë blerë edhe 11 mijë vaksina komerciale, 4 mijë prej të cilave do të jepen në Shkup, por në pika të ndryshme vaksinimi për të mos u përzier me vaksinimin anti-kovid./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Haziri: Kurti nuk guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Haziri: Kurti nuk guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Politikë
Kalo në kategori