LAJMI I FUNDIT:

Kori Siparantum fiton çmim në Olimpiadën e koreve botërore “World Choir Games 2021”

Kori Siparantum fiton çmim në Olimpiadën e koreve botërore “World Choir Games 2021”

Kori nga Kosova Siparantum, ka shënuar suksesin e radhës në skenën ndërkombëtare.

Ata kanë bërë histori duke u shpallur fitues në Olimpiadën e koreve botërore, “World Choir Games 2021”.


Siparantum është shpallur fitues në kategorinë “The Open Competition-Musica Contemporanea”.

“Sonte jemi të lumtur si kurrë më parë. Kori Siparantum është shpallur fitues në kategorinë, The Open Competition – Musica Contemporanea. Kështu kori Siparantum sonte bëri histori për shtetin tonë, në Olimpiadën e koreve botërore, World Choir Games 2021. Çfarë emocione, puna u shpërblye. Urime Kosovë”, kanë shkruar në një status faqja zyrtare në Facebook e Korit Siparantum.

Kjo është hera e parë në historinë e muzikës korale që Kosova merr pjesë në Olimpiadën më të madhe të muzikës korale në botë, “World Choir Games 2021”.

Ndërsa, kujtojmë që javë më parë kori Siparantum fitoi “Pllakën e Artë” në festivalin internacional të koreve “The Golden Lime of Tuhelj” në Kroaci. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Prindoni i uron ditëlindjen Vjosa Osmanit me një fotografi familjare: Gëzuar për gruan e jashtëzakonshme që je sot dhe gjithmonë

Prindoni i uron ditëlindjen Vjosa Osmanit me një fotografi familjare: Gëzuar për gruan e jashtëzakonshme që je sot dhe gjithmonë

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Magazina
Bebe Rexha publikon hitin e ri

Bebe Rexha publikon hitin e ri "Chase It (Mmm Da Da Da)", vjen me skena provokuese në klip

Magazina
Dua Lipa bën një paraqitja surprizë në ACM Awards, ndërsa performon për herë të parë në zhanrin 'country'

Dua Lipa bën një paraqitja surprizë në ACM Awards, ndërsa performon për herë të parë në zhanrin 'country'

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Kalo në kategori