LAJMI I FUNDIT:

Mbeti e papërfunduar kur vdiq arkitekti, ‘shtëpia prej çeliku’ në Teksas ‘që duket si një UFO’ shitet për 1.7 milion dollarë

Mbeti e papërfunduar kur vdiq arkitekti, ‘shtëpia prej çeliku’ në Teksas ‘që duket si një UFO’ shitet për 1.7 milion dollarë

Një “shtëpi UFO” e pabesueshme e bërë nga mbeturina çeliku, më në fund është nxjerrë në shitje me një çmim prej 1.75 milion dollarësh.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, prona e mahnitshme, e quajtur “Shtëpia prej çeliku”, është një nga shumë “projektet e ëndrrave” arkitekturore të papërfunduara në të gjithë botën.

Shtëpia, e cila qëndron e papërfunduar në Ransom Canyon në Teksas, ishte projekti i fundit i artistit dhe shpikësit Robert Bruno, i cili fatkeqësisht vdiq nga kanceri para se të mund ta përfundonte atë.


Bruno filloi ndërtimin e shtëpisë së tij prej çeliku në vitin 1973.

Ndërtesa me tre nivele është e ndërtuar nga çeliku i salduar me kujdes.

Megjithatë, disa pjesë të ndërtesës mbeten të papërfunduara.

Bruno planifikoi të instalonte një bibliotekë brenda njërës nga pjesët e saj dhe një akuarium në një tjetër.

Nuk është e qartë nëse ai synonte ndonjëherë të jetonte në të.

Bruno kaloi mbi tre dekada të jetës së tij në projekt, duke improvizuar shumë nga detajet ndërsa vazhdoi: “Ajo që po shihni është 33 vjet dizajn, jo tre muaj dizajn dhe 33 vjet punë”, tha ai.

Bruno jetoi vetë në ndërtesë, për pak kohë, në muajt e tij të fundit, por ajo ka mbetur bosh dhe ngadalë po përkeqësohet që atëherë.

Ka pasur frikë se dikush mund ta blejë atë vetëm për vlerën e skrapit të çelikut. /Telegrafi/