LAJMI I FUNDIT:

Vetëm 6 shtretër të lirë në Klinikën e Pulmologjisë, Hoxha: Jemi të përgatitur për çfarëdo vale të re

Vetëm 6 shtretër të lirë në Klinikën e Pulmologjisë, Hoxha: Jemi të përgatitur për çfarëdo vale të re

Ndonëse aktualisht situata me COVID-19 është e qetë, megjithatë edhe Kosova po rrezikon që të përballet me valën e katër me coronavirus.

Për një valë të re me COVID-19 është e përgatitur edhe Klinika e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK). Kështu ka thënë në një intervistë për KosovaPress ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës së Pulmologjisë, Musa Hoxha.


Nga 66 shtretër, vetëm gjashtë prej tyre janë të lirë. Hoxha tregon se 60 pacientë janë të shtruar aty e që po marrin trajtim, 27 prej tyre po trajtohen si post-COVID, e që gjendja e tyre është stabile, kurse 33 pacientë të tjerë janë me patologji të tjera,

“Në Klinikën e Pulmologjisë nga 66 shtretër sa i ka kapacitet klinika jonë, i kemi 60 të shtruar. Nga këta 60-të, i kemi 27 pacientë që po trajtohen si post-Covid, kurse pjesa tjetër janë me patologji tjera respiratorë[…]Ankesat e këtyre pacientëve zakonisht janë pacientët të cilët mjekimi ka shkuar më ngadalë dhe pacientët të cilët kanë pasur probleme me të mëdha respiratorë sa i përket ndërrimeve radiologjike në pulmone, por edhe që kanë pasur nevojë për oksigjeno-terapi me tepër. Këta pacient janë pacientë që zakonisht kanë nevojë për oksigjeno-terapi ndjehen të lodhur, rraskapitur dhe janë pacientë që po ashtu janë edhe me sëmundje tjera shoqëruese dhe vërehet të këta pacientë që i sundon edhe ankthi, frika, depresioni dhe problemet tjera”, ka thënë ai.

Ndërkaq sa i përket moshës së personave të shtruar në klinikë mbizotëron mosha mbi 60 vjeç. Nga të shtruarit që janë në këtë klinikë 50% prej tyre janë të vaksinuar kundër COVID-19.

“Sa i përket moshës i kemi thuajse nga të gjitha moshat, por mbizotëron zakonisht mosha më e shtyrë mosha mbi 60 vjeç[…]Tash të dhënat për Klinikën e Pulmologjisë sa i përket vaksinimit i kemi në total nga 60 pacientë që i kemi të shtruar, 13 i kemi me një dozë dhe 15 me dy doza, do të thotë nga numri i përgjithshëm jo vetëm të post-Covid i kemi 28 të vaksinuar, afër 50% janë pacientë të vaksinuar”, theksoi Hoxha.

Derisa tha se pritet një valë e re, Hoxha nënvizoi se kjo valë nuk do të jetë aq e theksuar ajo e gushtit e shtatorit.

“Sa i përket pandemisë institucionet shëndetësore përgjithësi kanë bërë edhe një përvoje në veçanti klinika jonë e Pulmologjisë dhe kështu që jemi gjithmonë të përgatitur për çfarë do vale të re edhe pse pritet vale tjetër, por mendojmë që jo e përmasave çfarë ka qenë tash vala e fundit, vala e gushtit dhe shtatorit. Kurse sa i përket gatishmërisë normalisht që gjithë gatishmëria është në nivelin më të lartë të mundshëm për çdo rast”, ka thënë Hoxha.

Ndërsa të mërkurën Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 70 mostra pozitive të COVID-19, të dërguara për analizë në Gjermani, 12 raste kanë rezultuar të kenë qenë të variantit Delta Plus.

Kurse Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi se nga 1.696 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.587.467 doza të vaksinës, ndërsa 744.671 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori