Qeveria e Kosovës ka pranuar një listë të pronave të konfiskuara dhe sekuestruara në mënyrë që të vlerësojë mundësinë e shfrytëzimit të tyre për aktivitetet e punës së institucioneve qeveritare. Këtë listë në qeveri e ka dërguar Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK), agjenci kjo që administron këto prona.
Pronat e konfiskuara tashmë janë të pashfrytëzuara, kurse deri tani, qeveria nuk ka vendosur të marrë ndonjërën nga to. Profesori i ekonomisë, Musa Limani thekson se ekzekutivi duhet të gjejë forma që këto prona të shfrytëzohen.
Objektet e konfiskuar janë pasuri e krijuar nga persona të ndryshëm në mënyrë të kundërligjshëm e të cilat janë konfiskuar nga shteti.
Që nga viti 2016 e deri më tani, institucionet kompetente kanë konfiskuar shtatë banesa, një lokal, një motel dhe një shtëpi. Ndërkaq janë sekuestruar disa banesa dhe parcela.
Mbi 41 milionë euro llogaritet të jetë vlera e pasurisë së paluajtshme, të përfituar në mënyrë të paligjshme nga persona të ndryshëm, e që është konfiskuar dhe sekuestruar nga shteti i Kosovës. Nga kjo shumë, 33 milionë euro është vlera e pasurisë së sekuestruar, objektet e konfiskuara arrijnë shumën e 3.4 milionë eurove, ndërsa asete të ngrira janë rreth 4.6 milionë euro.
Zyrtarë të qeverisë kanë thënë se “ministritë janë në proces të shqyrtimit dhe vlerësimit të objekteve më të përshtatshme që mund të funksionalizohen në shërbim të punës dhe aktiviteteve të tyre”.
Konfiskimi nënkupton marrjen e përhershme të pasurisë nga shteti sipas urdhrit të formës së prerë nga gjykata kompetente apo organi tjetër kompetent në pajtim me ligjin në fuqi, kurse pasuria e ngrirë ose e sekuestruar është marrja e pasurisë nga organi kompetent deri në vendimin e prerë të gjykatës.
Pasuria e konfiskuar administrohet nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK), që funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
Çka ndodh me pasurinë e konfiskuar?
Zyrtarë të AAPSK-së kanë thënë se “nëse këto prona nuk konsiderohen të përshtatshme për përdorim nga Qeveria e Kosovës, atëherë do të procedohen për shitje”.
Në Kosovë, interesimi i palëve të treta për të blerë prona të cilat janë objekt i konfiskimit është shumë i vogël, thotë për Radion Evropa e Lirë profesori ekonomisë, Musa Limani. Për këtë, Limani vlerëson se Qeveria e Kosovës, varësisht nga lloji i pronës duhet që të gjejë formën e shfrytëzimit dhe mos të shpenzohet për mirëmbajtjen e tyre.
“Ato prona nuk duhet të jenë pasive, të kalohet në pronë publike. Duhet të caktohet veprimtaria e tyre dhe të zhvillohen. Disa prona mund të aktivizohen për biznese, shteti mund të punësojë qytetarë, në këtë mënyrë ndihmohet edhe në rritjen e punësimit. Por, nëse është vetëm tokë, atëherë duhet të bartet në pronësi të komunave dhe komunat më pas të japin tokën ndonjë investitori, qoftë të huaj apo investitori të brendshëm”, thekson Limani.
Në AAPSK nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje konkrete se a kanë dalë në ankand publik pronat e paluajtshme dhe a është shitur ndonjë nga to.
Sipas Limanit, mungesa e funksionimit të sistemit të drejtësisë dhe kulturës për të blerë këto prona, por edhe kërcënimeve eventuale nga ish-pronarët, janë arsye pse qytetarët nuk dëshirojnë të blejnë pronat në ankande publike.
Sa kushton mirëmbajtja e tyre?
Objektet e konfiskuara dhe të sekuestruara duhet të sigurohen dhe mirëmbahen nga shteti. Për këto shërbime, AAPSK-ja ka kontraktuar një kompani për sigurimin dhe mirëmbajtjen e tyre dhe për këtë shërbim paguan 800 euro në muaj. Sipas një përllogaritje, i bie që për një vit, agjencia paguan rreth 9,600 euro.
Në Kosovë, ekziston Ligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë se përfituar me vepër penale. Por, në bazë të këtij ligji, konfiskimi i pasurisë realizohet vetëm për personat e dënuar për ndonjë nga veprat penale me Kodin Penal të Kosovës.
Kurse Qeveria e Kosovës në muajin prill ka miratuar koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, që sië është thënë, i hap rrugë hartimit të një projektligji për këtë çështje.
Ky projektligj do të mundësohet konfiskimi i pasurisë së pajustifikuar të personave të dyshuar, edhe nëse ndaj tyre nuk ka aktgjykim të formës së prerë.
Çka ndodh me pasurinë e konfiskuar në rajon?
Edhe në Shqipëri pasuria e konfiskuar vihet në ankand publik për t’u shitur dhe në rast të shitjes ato mjete derdhen në buxhetin e shtetit. Për shkak të mosblerjes së këtyre aseteve, në disa nga to tashmë është investuar dhe shfrytëzohen për qëllime sociale, janë hapur lokale të ndryshme dhe janë punësuar qytetarë më gjendje të rëndë sociale.
Në Maqedoninë e Veriut nëse pasuria e konfiskuar nuk shitet nga ankandi publik, merren në shfrytëzim nga institucionet e shtetit./rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje