Ecuria e fiskalizimit është e ngadaltë për të gjithë fashën në biznesin e vogël. Në 13 drejtoritë rajonale të tatimeve në Shqipëri janë gjithsej 29,243 biznese të vogla të fiskalizuara ose një e treta e tyre. Detyrimin për t’u fiskalizuar nga 1 shtatori 2021 e kanë 90 mijë subjekte të vogla.
Sipas të dhënave të Drejtorisë të Përgjithshme të Tatimeve (DPT), 51 për qind e biznesit të vogël të fiskalizuar është në Tiranë (i cili ka rreth 40 për qind të subjekteve totale në vend), 32 për qind në Durrës, në Fier dhe Korçë me përkatësisht nga 20 për qind, pjesa tjetër Shkodër, Elbasan dhe Berat.
Në Tiranë, nga 1 shtatori deri tani janë fiskalizuar 14,236 biznese të vogla.
Biznese të mëdha janë të fiskalizuar 8,001 të tilla. Në Durrës po lëshojnë fatura të fiskalizuara 3,644 biznese të vogla dhe 2,252 biznese të mëdha. Në Fier janë 2,004 biznese të vogla dhe 1,310 biznese të mëdha. Në Kukës janë fiskalizuar 277 subjekte të vogla dhe 168 biznese të mëdha. Në Sarandë janë fiskalizuar 821 biznese, në Dibër me 659 biznese, në Gjirokastër janë 826 biznese.
Në total numri i bizneseve të fiskalizuara është 46,952 të tilla apo 40 për qind e totalit të biznesit që kanë detyrimin të fiskalizohen.
Ecuria e fiskalizmit shfaqet e ngadaltë edhe te biznesi i madh. Subjekte të mëdha të fiskalizuara janë 17,708 apo 60 për qind e totalit të tyre. Në total kanë detyrimin të fiskalizohen 30 mijë subjekte të mëdha.
Fiskalizimi nisi më 1 janar 2021, i fillimisht me bizneset e mëdha e korporatat për transaksionet pa para në dorë me entet publike.
Më 1 korrik nisi për transaksionet pa para në dorë mes bizneseve. Faza e tretë nisi zbatimin nga 1 shtatori për bizneset që kryejnë transaksione me parë në dorë.
Kontabilistët pohuan më herët se arsyeja pse është i ulët numri i bizneseve të vogla të fiskalizuara është për shkak të keqkuptimit të aktit normativ të mosvendosjes të gjobave deri më 31 dhjetor 2021. Sipas tyre më shumë biznese të vogla të pafiskalizuara rezultojnë marketet apo dyqanet ushqimore të lagjeve.
Ligji për fiskalizimin iu jep të drejtë tatimpaguesve të vegjël të përdorin, kasën fiskale që duhet të përshtatet për faturimin e ri ose zgjidhjet softuarike.
Nga biznesi i vogël sipas të dhënave të tatimeve deri në fund të tetorit ishin 10,000 kërkesa të bizneseve për azhurnim të kasës fiskale apo 7 për qind e atyre bizneseve që përdorin kasat fiskale. Nga totali i kasave aktive vetëm 6 për qind e tyre dalin nga qarkullimi, pasi janë versione që nuk përshtaten për faturimin e ri. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025