Filipçe: SHBA jep denocion të ri për përballje me krizën e coronavirusit në Maqedoninë e Veriut
Që nga fillimi i pandemisë, Qeveria e SHBA-ve na ka mbështetur pa rezerva në përballjen me krizën e COVID-19, si dhe në procesin e vaksinimit dhe në përmirësimin e sistemit shëndetësor në vend, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ai informoi se sot në takimin me Kate Marie Byrnes, ambasadorja e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Jihan Tavila e OBSH-së, Patricia Di Govanni UNICEF, Eric Janowski nga sektori shëndetësor i Zyrës së USAID-it, sshtë paralajmëruar një donacion i ri prej 2.7 milionë dollarësh, të cilin do ta marrim për zhvillimin e sektorit shëndetësor.
“Që nga fillimi i pandemisë, qeveria amerikane, përmes USAID-it, UNICEF-it dhe OBSH-së, ka vazhduar të mbështesë vendin tonë në forcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor për t’iu përgjigjur në mënyrë adekuate Covid-19 dhe për të arritur një gjendje gatishmërie për kërcënimet e ardhshme për shëndetësinë dhe gjenjdet e ardhshme emergjence. Shumë faleminderit SHBA-ve për mbështetjen që japin në sektorin publik të shëndetësisë, si dhe për ndihmën që nga fillimi i krizës me Covid-19”, shpjegoi Filipçe./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251