Hajrije Morina, drejtoreshë e Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARrU) gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka thënë se humbjet e ujit janë të mëdha në vend, ku përveç dëmtimeve komerciale të ndërmarrjeve rajonale ka edhe pasoja shëndetësore te qytetarët.
Kryetari i Komisionit, Ferat Shala ka kërkuar nga ARrU që në këtë kohë kur ka ngritje të çmimeve për produkte të shumta, të mos ketë edhe rritje të çmimeve të ujit.
Drejtoresha Morina është përgjigjur duke thënë se janë në periudhën e përcaktimit të tarifave të reja për tri vitet e ardhshme, por shtoi se ARrU kërkon nga kompanitë rajonale të ujësjellësit, që tarifat të mos rriten, por të përkushtohen më shumë në zvogëlimin e humbjeve të ujit.
“Jemi duke i shqyrtuar tarifat, jemi duke bërë presion tek kompanitë që t’i zvogëlojnë humbjet në mënyrë që të ulen shpenzimet dhe të mos ketë ngritje të çmimeve të ujit. Pra, jemi të përkushtuar që tarifat e ujit të mbeten të njëjta edhe për tri vitet e ardhshme”, tha ajo.
Siç njofton KP, deputeti Pal Lekaj shprehu shqetësimin e tij për ndërhyrjet politike nëpër kompani, siç tha ai për shkarkimin e padrejtë të kryeshefit ekzekutiv të KRU Gjakova.
Deputeti Lekaj ngriti edhe çështjen e mos pagesës së ujit nga qytetarët e katër komunave në veri.
“Pas shumë sukseseve të arritura në KRU Gjakova, është shkarkuar kryeshefi i kësaj kompanie. Kjo është e pa arsyeshme. Në anën tjetër kemi edhe një shembull të keq në veri, ku qytetarët në veri nuk paguajnë fare ujin. Prandaj këtu ka pabarazi dhe diskriminim për qytetarët në pjesën tjetër të Kosovës”, tha ai.
Deputeti Driton Hyseni nga VV i është përgjigjur deputetit Lekaj se nuk ka asnjë prapavijë politike shkarkimi i kryeshefit ekzekutiv në KRU Gjakova.
Deputeti Hyseni ngriti shqetësimin e tij për mungesë të ujit gjatë verës në Podujevë, siç tha ai me orë të tëra ka reduktime të ujit pijes në atë komunë.
“Është shqetësuese se 100 mijë banorë në Podujevë mos me pas ujë të mjaftueshëm gjatë verës.”, tha ai.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në mbledhjen e sotme ka miratuar Raportin me amendamente për Projektligjin për punimet nga metalet e çmuara, raport ky i arsyetuar nga përfaqësuesi i Grupit Punues, deputeti Driton Hyseni.
Komisioni ka miratuar edhe raportin me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës