Ish Sekretari Përgjithshëm në detyrë i NATO-s, Alessandro Minuto-Rizzo thotë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është një prioritet i madh, ndërsa e sheh të rëndësishme përfshirjen më të madhe të institucioneve euroatlantike dhe vendet mike në këtë proces, në mënyrë që të ndikojnë që palët të arrijnë kompromise të mira në interes të të gjithëve.
Në një intervistë për KosovaPress, ambasadori Minuto- Rizzo thotë se “pikat e nisjes duhet të jenë njohja e plotë e pavarësisë së Kosovës dhe në anën tjetër, njohja e pakicave serbe.
“Duhet të kemi parasysh se marrëdhënia Kosovë-Serbi është kyçe për rajonin e Ballkanit, dhe është ndoshta çelësi i zhvillimeve të mëdha të ardhshme në rajon. Është gjithashtu pjesë e procesit të përfshirjes në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Ngjarjet e fundit nuk janë inkurajuese, sepse ato nuk tregojnë përparim dhe janë një sinjal i fortë se marrëdhënia ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është larg të qenit normale”, tha ai.
Ai mendon se nëse Kosova dhe Serbia fokusohen vetëm në mosmarrëveshjet e tyre, një përparim serioz i rajonit mbetet i vështirë.
Ambasadori Minuto Rizzo që tani e udhëheq institucionin prestigjioz Fondacioni i Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s, flet edhe për rëndësinë e stabilitetit dhe progresit në reforma që duhet të demonstrojnë shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në mënyrë që të përshpejtohet procesi i rrugëtimit në strukturat euroatlantike.
Ai gjithashtu thekson nevojën se Kosova dhe Serbia duhet të jenë në gjendje të modifikojnë pozicionet e vendosura, nëse vërtet dëshirojnë të sigurojnë një lojë përfundimtare pozitive.
Rizzo ka folur edhe për interesimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Samiti në Slloveni është një demonstrim se ekziston një interes i përtërirë i komunitetit ndërkombëtar dhe i BE-së ndaj rajonit të Ballkanit… Është e qartë se destinacioni përfundimtar është integrimi. Nga ana tjetër, është e pamohueshme që ky proces nuk është i lehtë për shumë arsye të njohura tashmë.
Mendoj se është normale që nuk janë caktuar data të sakta. Arsyeja është se do të bëhej detyrim respektimi i tyre. Procesi i anëtarësimit të çdo vendi do të bazohet në merita specifike, sipas situatave specifike dhe nuk mund të përcaktohet paraprakisht. Që do të thotë se mbetet e vërtetë se Bashkimi Evropian, si dhe NATO, e konsiderojnë sigurinë rajonale të një rëndësie të veçantë.
Në fakt, janë duke u zhvilluar nisma të ndryshme nga të dyja organizatat për të garantuar sigurinë rajonale në një kuptim të gjerë”.
Rizzo është pyetur edhe rreth përfshirjes së SHBE-ve në dialogun Kosovë-Serbi.
“Analistët që kanë një vlerësim pozitiv për ndryshimin e administratës në Uashington sigurisht që kanë të drejtë. Është një zhvillim i mirë me një ndryshim të dukshëm në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.
Ne shohim një interes të ripërtërirë ndaj rajonit, për të projektuar stabilitet, për të lehtësuar përfshirjen dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të hapura. Në këtë kuptim, është e saktë të thuhet se Shtetet e Bashkuara janë aleate me BE-në, pasi të dyja po ndjekin të njëjtin drejtim. Nga ana tjetër, mbetet gjithashtu e qartë se problemet e vjetra nuk mund të zgjidhen me një shkop magjik.
Është detyrë e vendeve të rajonit që të marrin përgjegjësitë e tyre për të luajtur një rol pozitiv për të zbutur tensionet dhe për të punuar seriozisht drejt bashkëpunimit rajonal. Nëse akterët lokalë nuk janë të gatshëm të tregojnë më shumë fleksibilitet dhe të bëjnë kompromise të mira, do të jetë e vështirë për lojtarët e jashtëm të kenë një ndikim real”, tha ai.
Sipas tij, edhe emërimi i ambasadorit Christopher Hill në Beograd është i mirëpritur pasi ky diplomat i shquar ka një reputacion për avancimin e politikave perëndimore në rajon.
“Emërimi i ambasadorit Hill është i mirëpritur pasi ky diplomat i shquar ka një reputacion për avancimin e politikave perëndimore në rajon. Nuk ka asnjë arsye për të dyshuar se ai do të përdorë aftësitë e tij në dobi të sigurisë dhe përfshirjes. Sa i përket çështjes specifike të negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është e pamundur të parashikohet rezultati i tyre i ardhshëm.
Mbështetje do të ketë, por përsëri dëshiroj të theksoj se akterët lokalë duhet të vazhdojnë në procesin e tyre të reformave dhe gjithashtu duhet të jenë në gjendje të modifikojnë pozicionet e vendosura, nëse vërtet dëshirojnë të sigurojnë një lojë përfundimtare pozitive, për një perspektivë afatgjate dhe të dobishme për të gjithë”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u bënë deputetë, Donat Lushaku pritet të marrë një nga drejtoritë e liruara

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja