LAJMI I FUNDIT:

Ushtria izraelite po përdor një program për “njohjen e fytyrës” për të gjurmuar palestinezët

Ushtria izraelite po përdor një program për “njohjen e fytyrës” për të gjurmuar palestinezët

Ushtria izraelite ka vendosur një program të gjerë të njohjes së fytyrës për të gjurmuar palestinezët në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, sipas një raporti të ri nga The Washington Post.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ish-ushtarët izraelitë i treguan Post për një teknologji të telefonit inteligjent të quajtur “Blue Wolf”, i cili merr fotografi të palestinezëve dhe i ruan ato në një bazë të dhënash në shkallë të gjerë.

Pasi kapet një imazh, “Blue Wolf” e krahason me një person në bazën e të dhënave të tij dhe siç përshkruan Post, telefonat e ushtarëve më pas do të ndezin një ngjyrë specifike që tregon nëse ai individ duhet të arrestohet, ndalohet ose lihet i pashqetësuar.


The Post vë në dukje se ushtria izraelite ka mbushur bazën e të dhënave me mijëra imazhe të palestinezëve gjatë dy viteve të fundit, dhe madje ka mbajtur “konkurse” që shpërblejnë ushtarët për marrjen e fotografive më të shumta të njerëzve.

Baza e të dhënave është në thelb një “Facebook për Palestinezët”, tha një ish-ushtar për Post.

Ndryshe, ushtria izraelite ka vendosur gjithashtu kamera në të gjithë qytetin e Hebron që skanojnë fytyrat e palestinezëve dhe i identifikojnë ato për ushtarët në postblloqe.

Ndërkohë, një seri kamerash CCTV, disa prej të cilave janë drejtuar në shtëpitë e njerëzve, ofrojnë monitorim të drejtpërdrejtë 24/7. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Teknologji
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Teknologji
Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Teknologji
YouTube së shpejti mund të duket krejtësisht ndryshe

YouTube së shpejti mund të duket krejtësisht ndryshe

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Ju rrini ulur, ai i kryen të gjitha - agjenti i inteligjencës artificiale kërkon gjithçka në internet për ju

Ju rrini ulur, ai i kryen të gjitha - agjenti i inteligjencës artificiale kërkon gjithçka në internet për ju

Teknologji
Kalo në kategori