Një prej veturave që me dizajn ishte larg prej tjerave asokohe, ishte Lancia Stratos Zero.
Lancia Stratos Zero është dizajnuar nga Marcello Gandini, i cili e përshkruan dizajnin si model legjendar të Lamborghini Countazh dhe Citroen BX, transmeton Telegrafi.
Konceptin e bëri në fshehtësi të plotë derisa po punonte për dizajnerin e veturave dhe konstruktorin Nucci Bertonea, e për ta bërë këtë “vepër arti” janë përdorur komponente që prodhoheshin për Lancia Fulvia.
Konceptin që e përdori Fulvia kishte motor V4, derisa vet vetura ishte dizajnuar të jetë shumë e ulët – apo më mirë thënë e vogël.
Në Lancia nuk dinin asgjë për zhvillimin e veturës që Bertone e prezantoi në panairin e veturave në Torino gjatë vitit 1970.
Para kësaj, Nuccio e kishte dërguar veturën në selinë e kompanisë Lancia duke kaluar nën laurën e mbyllur, e në fund u parkua në vendin ku biznesmenët më të shquar kanë mundur ta shohin.
Plani i Bertoneut pati sukses pasi që Lancia i ofroi marrëveshje për zhvillimin e Stratosit për gara. Sa i përket konceptit, një kabinën e vogël mund të futet shoferi përmes xhamit të përparmë.
Pronari aktual e kishte blerë këtë veturë në vitin 2011 për hiq më pak se 761 mijë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251