LAJMI I FUNDIT:

Melon nënshkruan marrëveshje për investime strategjike në kompaninë kosovare Frakton

Melon nënshkruan marrëveshje për investime strategjike në kompaninë kosovare Frakton

Kompanitë Frakton dhe Melon kanë nënshkruar një marrëveshje për investime strategjike, e cila do të sjell risi në treg dhe mbi të gjitha do të mundësojë krijimin e shumë vendeve të reja të punës në Kosovë dhe më gjerë.

Për Melon, kjo paraqet një udhëtim të ri bashkë me një kompani të shkëlqyer nga Kosova dhe mbi të gjitha paraqet një hap të rëndësishëm për tu zgjeruar në rajonin e talenteve të zhvillimit softuerik, të Evropës Juglindore. Në të njëjtën kohë, për Frakton kjo paraqet një mundësi që t’i bashkojë forcat me një kompani ndërkombëtare dhe të shtyjë përpara edhe më shpejtë biznesin e saj veçse në rritje.

Pas disa viteve performance dhe rritje te jashtëzakonshme, Melon ka krijuar momentum të mjaftueshëm për të përshpejtuar mundësitë e saja për zgjerim. Suksesi i kompanisë në menaxhimin e shërbimeve softuerike, nga zyrat në Maqedoni dhe Bullgari, mundëson që kompania të realizojë me konfidencë investime të rëndësishme në rajonin e Evropës Juglindore. Melon është duke kërkuar vazhdimisht ekipe softuerike që kanë kulturë organizative të hapur, pozitive dhe të orientuar drejt rritjes. Frakton përshtatet në mënyrë të përkryer në këtë aspekt dhe një marrëveshje është mese e natyrshme.


Krum Hadjigeorgiev, shef ekzekutiv i Melon

“Jemi shumë të lumtur që po bashkojmë forcat me Frakton dhe të rrisim në një nivel të mëtutjeshëm rritjen tone në rajon. Ekosistemi i zhvillimit softuerik në Kosovë ka qenë në vëmendjen tone për më shumë se dy vite dhe ne besojmë që komuniteti i Kosovës ka shumë talente të rijnë me kulturë të ngjashme. Besojmë që Frakton është forcë tërheqëse dhe shumë e rëndësishme për të ndihmuar Melon që të ndërtojë ekipin më tutje dhe të ndihmojë partnerët dhe klientët tanë në iniciativat e tyre të transformimit dixhita”, tha shefi ekzekutiv i Melon, Krum Hadjigeorgiev.

Frakton është një kompani e mirënjohur në tregun e zhvillimit softuerik të Kosovës, dhe ka një reputacion të fuqishëm edhe si punëdhënës por edhe si ofrues i shërbimeve për shumë kompani ndërkombëtare. Të inspiruar nga shpirti i një vendi të ri e të pavarur rishtazi, menaxhmenti ka qenë në gjendje të ndërtojë një pozicion të tillë për vetën që të bëhet partner shumë i rëndësishëm për shumë kompani ndërkombëtare.

Çelik Nimani, shef ekzekutiv i Frakton

“Ne kemi qenë në një proces të rritjes së jashtëzakonshme, dhe gjatë këtij rrugëtimi kemi kërkuar vazhdimisht një partner që ndan vlerat dhe kulturat e njëjta me ne. Ne besojmë që Melon është partneri që do të na shtyjë para rritjen tonë drejt tregjeve dhe shërbimeve që kemi dashur të arrijmë për vite me radhë. Kjo do të mundësojë që të arrijmë edhe cakun tone të të qenit një prej kompanive më të mëdha teknologjike në Kosovë, por mbi të gjitha edhe vendi më atraktiv për njerëz të interesuar në punësim dhe zhvillim”, është shprehur shefi ekzekutiv i Frakton, Çelik Nimani.

Duke shikuar drejt së ardhmes, të dy kompanitë janë entuziaste dhe të motivuara për të konvertuar këtë hap të rëndësishëm në një tregim suksesi që do të shërbej si shembull për bashkëpunimin rajonal, si dhe për të mire të zhvillimit të tregut vendor dhe ndërkombëtar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Revista Time nderon figurat më me ndikim për vitin 2024, mes tyre është edhe sipërmarrësi i suksesshëm shqiptar

Revista Time nderon figurat më me ndikim për vitin 2024, mes tyre është edhe sipërmarrësi i suksesshëm shqiptar

Ekonomi
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Ekonomi
Kalo në kategori