Kryetari i fundit i Kryesisë së ish-RFJ-së dhe ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, duke folur për çështjen e mosnjohjes së Kosovës nga Serbia, ka thënë se politika serbe është “shumë agresive”.
Mesiq, megjithatë, beson se Kosova është një çështje teknike dhe Serbia nuk mund ta marrë Kosovën në asnjë mënyrë.
“Është një iluzion”, deklaroi Mesqi, raporton Al Jazeera.
Mesiq vlerëson se problemi i rajoni, i cili më vonë reflektohet në të tjerët është se pas luftës gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, Serbia, e cila filloi luftën, nuk përjetoi katarsis pas luftës.
“Dhe ata që erdhën në pushtet në Serbi nuk ishin kundër Milosheviqit sepse shkoi në luftë, por sepse ai nuk e fitoi luftën”, tha Mesiq, një nga pjesëmarrësit në Forumin e tetë në Baku, transmeton Telegrafi.
Sipas tij, në anën tjetër është Kroacia, e cila në masë të madhe ka ruajtur marrëdhëniet që ekzistonin në kohën e Tuxhmanit, i cili bashkë me Milosheviqin e ndau Bosnjën e Hercegovinën.
“Tani keni ata trashëgimtarë që mendojnë se në botë ka ardhur koha që Bosnja e Hercegovina të ndahet përsëri”, paralajmëroi ai.
Ai thotë se kishte përpjekje që Mali i Zi të kthehet në një marrëdhënie.
“Ata provuan gjithçka dhe tani kanë që në aspektin fetar të prishin marrëdhëniet që janë krijuar në Mal të Zi. Më duket se kjo është e përkohshme, por e gjithë kjo lë shumë nervozizëm në rajon”, vlerëson Mesiq.
Ai fajëson edhe Bashkimin Evropian, sepse nuk i ka zgjidhur disa nga problemet e brendshme.
“Bashkimi Evropian sot nuk ka një lider që ka vizion. Ka zyrtarë që i mbajnë gjërat, por nuk ofrojnë rrugëdalje. Nuk kemi liderë që do të tërheqin vendet që nuk janë në Bashkimin Evropian për t’iu bashkuar BE-së sa më shpejt të jetë e mundur. Nga njëra anë ka humbur entuziazmi i atyre që duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian dhe nga ana tjetër ju jeni lodhur duke u anëtarësuar. Natyrisht, këta liderë nuk e dinë se fati i Evropës është në bashkimin e saj. E gjithë kjo vonesë në zgjerimin e Bashkimit Evropian dëmton vetë BE-në dhe politikën botërore”, përfundoi Mesiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova