LAJMI I FUNDIT:

Brooklyn Beckham bëhet imazh i markës “Superdry”, arrin marrëveshje prej një milion funta

Brooklyn Beckham bëhet imazh i markës “Superdry”, arrin marrëveshje prej një milion funta

Ai ka një sërë projektesh në fushën e modës, dhe tani karriera e Brooklyn Beckham është rritur në një nivel tjetër, duke u bërë imazh i “Superdry”, pasi nënshkroi një marrëveshje prej 1 milion funta me kompaninë e njohur britanike të modës.

Djali i madh i David dhe Victoria, 22 vjeç, është fotografuar gjysmë i zhveshur për fushatën më të fundit të markës së veshjeve sportive.


“Kjo është një mundësi e madhe për Brooklyn dhe do ta bëjë atë si një emër të vërtetë në botën e modës për meshkuj”, tha një burim për The Sun.

Foto: Superdry

“Kjo është e mrekullueshme për të që të mund të arrijë dhe të jetë në fokus. Ai është me të vërtetë i etur për qëndrueshmërinë, kështu që është i emocionuar të punojë në të”, vazhdoi tutje ky burim.

Brooklyn dhe e fejuara e tij Nicola Peltz tashmë kanë bërë emra në botën e modës, duke ndjekur hapat e Posh dhe David, shkruan DailyMail.

Foto: Brooklyn Beckham/Instagram

Së fundmi ata kanë nisur një kampanjë të përbashkët, duke përfaqësuar “Pepe Jeans”.

Ish-Spice Girl, Victoria është një stiliste e famshme e modës dhe lansoi markën e saj në shtator 2008.

Kohë më parë në klanin Beckham, vëllai i vogël i Brooklyn, Romeo, përfaqësoi një fushatë Krishtlindjesh për “Burberry” kur ai ishte vetëm 12 vjeç.

Foto: REX

Karriera e modelimit të Brooklyn-it filloi në vitin 2014 dhe ai është shfaqur edhe në kopertinat e botimeve të tilla si “Vogue China”.

Përveç model, ai është edhe një fotograf i mirë, libri i tij debutues i fotografisë u botua në qershor të vitit 2017. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Kalo në kategori