Nëse keni këto simptoma, ju keni kortizol të ngritur – një hormon stresi: Si ta reduktoni atë dhe të parandaloni pasojat shëndetësore
Trupi ynë reagon ndaj stresit duke sekretuar hormonin kortizol nga gjëndrat mbiveshkore
Mënyra moderne e jetesës na ekspozon çdo ditë ndaj stresit, si rezultat i të cilit niveli ynë i hormonit kortizol është vazhdimisht i lartë, transmeton Telegrafi.
Kjo e vë trupin tonë në një gjendje të vazhdueshme luftimi apo ikjeje në rast rreziku, megjithëse nuk ka rreziqe reale, por probleme në punë, me financat, marrëdhëniet e ndërlikuara ndërpersonale, jetën në qytet…
Trupi ynë ka shumë mekanizma mbrojtës që janë gati të aktivizohen kur jemi në rrezik. Kur sheh një kërcënim, ai lëshon një përgjigje stresi, e njohur gjithashtu si “lufto ose ik”.
Kjo përgjigje ndaj stresit shkakton lirimin e hormonit kortizol nga gjëndrat mbiveshkore dhe truri në të gjithë trupin.
Ka një rritje të qarkullimit të gjakut në zemër dhe mushkëri në mënyrë që të arratisemi ose të luftojmë më shpejt. Kjo do të thotë se nëse jemi vazhdimisht nën stres, atëherë trupi ynë është në një gjendje të vazhdueshme luftimi.
Prodhimi i kortizolit normalisht ndjek një ritëm ciklik: është më i lartë në mëngjes pas zgjimit dhe më i ulët në mbrëmje gjatë pushimit të natës. Sigurisht që kjo nuk vlen për personat që punojnë natën, e për pasojë flenë gjatë ditës.
Cilat janë simptomat e rritjes së kortizolit?
▪ Depresioni
▪ Lodhja
▪ Shtimi në peshë
▪ Dhimbje shpine
▪ Pagjumësia
▪ Nervozizmi
▪ Zvogëlimi i dëshirës seksuale
▪ Menstruacione të parregullta
▪ Imuniteti i dobësuar
Si mund të ulim nivelet e kortizolit?
Shumë faktorë stresues mund të ndikojnë në rritjen e kortizolit dhe përveç ambientit të punës, marrëdhënieve ndërpersonale, nuk mungojnë edhe dieta e pabalancuar, gjumi i dobët, shumë kafeinë, ushtrimet me intensitet të lartë.
Qe çfarë mund të bëni për të ulur nivelet e kortizolit:
▪ Kufizoni pijet me kafeinë (mundësisht vetëm një në mëngjes)
▪ Flini mjaftueshëm (shtatë deri në nëntë orë, në varësi të nevojave të trupit)
▪ Fikni të gjitha pajisjet inteligjente një orë para gjumit dhe kaloni më pak kohë në rrjetet sociale
▪ Gjeni ushtrime që ju përshtaten (kombinim i intensitetit të lartë dhe të ulët)
▪ Përfshini suplementet e magnezit në rutinën tuaj të përditshme
▪ Praktikoni frymëmarrje të thella, joga ose praktikoni meditim
▪ Kaloni kohë me njerëz shoqëria e të cilëve ju pëlqen
▪ Hani një shumëllojshmëri ushqimesh me vlera ushqyese
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?