Përderisa vazhdojnë shqetësimet rreth pengesave të vazhdueshme të furnizimit në ekonominë globale, disa tregues si kostot e transportit dhe çmimet e mallrave sugjerojnë se presioni mbi zinxhirin e furnizimit mund të shkojë drejt zbutjes së saj.
Megjithatë, disa ekspertë paralajmërojnë se ndërprerjet aktuale të zinxhirit të furnizimit do të vazhdojnë deri në vitin e ardhshëm.
Çështjet e zinxhirit të furnizimit si rritja e çmimeve të lëndëve të para, mungesa e çipave kompjuterikë, bllokimi i porteve dhe mungesa e shoferëve të kamionëve janë problemi më i madh në ekonominë botërore.
Ndërsa zinxhirët e furnizimit përpiqen për rimëkëmbje, tregues të tillë si kostot e transportit, çmimet e mallrave, shkalla e vaksinimit dhe fitimet pozitive të kompanive në tremujorin e tretë sinjalizojnë se stresi në zinxhirin global të furnizimit mund të lehtësohet.
“Mendoj se ka një rrugë të gjatë para nesh deri në zgjidhjen e plotë të ndërprerjeve aktuale të zinxhirit të furnizimit, ndërsa ato sigurisht se do të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm”, tha për AA ekonomisti i lartë i Moody’s Analytics, Tim Uy.
Duke shtuar se qeveritë anembanë botës po bëjnë ç’është e mundur për të lehtësuar bllokimin e porteve, Uy tha se, “ka kompani private që punësojnë më shumë shoferë kamionësh dhe po gjejnë mënyra kreative për të kapërcyer pengesat aktuale, por mungesat në port dhe punëtorët hekurudhor, hapësirat e magazinës dhe pajisjet e tjera të transportit si dhe shoferët e kamionëve e bëjnë këtë një problem shumë të vështirë për t’u zgjidhur”.
Uy nënvizoi se situata mund të përkeqësohet gjatë sezonit të festave të këtij viti, përpara se të përmirësohen në mes të vitit të ardhshëm.
“Deri atëherë kërkesa në njëfarë mënyre do të lehtësohet ndërsa oferta do të përshtatet me këto pengesa dhe kombinimi i këtyre dy gjërave duhet të zvogëlojë barrën në të gjithë sistemin”, shtoi ai.
Treguesit e tjerë
Indeksi Baltik Dry (BDI), treguesi kryesor i tarifave të transportit, tregon një tendencë në rënie pasi arriti nivelin më të lartë që nga viti 2008 me 5,650 në fillim të tetorit.
Indeksi, i cili është një nga treguesit kryesorë të ekonomisë globale, është nën 3 mijë pikë që nga 4 tetori.
Sipas të dhënave nga kontraktuesi i anijeve Alibra Shipping, kontratat gjashtëmujore për linjat e Atlantikut dhe Oqeanit Paqësor kushtojnë 54 mijë dollarë, përkatësisht 52,500 dollarë në ditë, për anijet më të mëdha të ngarkesave të thata të madhësisë 150 mijë tonë.
Ndërsa turma është lehtësuar në shumicën e porteve në Kinë, porti i kontejnerëve të Long Beach në Los Angeles thuhet se është ende i zënë.
Pritet që ngadalësimi i rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto të Kinës mund të kufizojë rritjen e çmimeve të mallrave ndërkohë që tregu i dobët i pasurive të paluajtshme do të shkaktojë ulje të çmimeve të mineralit të hekurit.
Pekini filloi të stabilizojë çmimet e energjisë pasi ndërprerjet e energjisë çuan në mbylljen e fabrikave dhe minierave. Ndërsa këto hapa i shtynë kontratat e së ardhmes së qymyrit në nivele rekord, ato gjithashtu goditën çmimet e metaleve.
E ardhmja e lëndëve të drurit, një komponent i rëndësishëm i ndërtimit të banesave në SHBA, ishin 60 për qind nën nivelet në mars.
Gjithashtu u vërejt se perspektiva për çipa është më e errët.
Ndërsa ofruesi global i të dhënave IHS Markit tha se mungesa e çipave mund të ulë prodhimin global të automjeteve të lehta me 5 milionë këtë vit, disa prodhues të automjeteve theksuan se kufizimet mund të zgjasin deri në vitin 2022.
Prodhuesit e automjeteve aziatike si Toyota, nga ana tjetër, sugjerojnë se “periudha e vështirë ka mbetur pas”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kush ia dhuroi qaforen e famshme me shqiponjë, Jean-Claude Van Damme-it?
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova