LAJMI I FUNDIT:

Pfizer do të kërkojë miratim për pilulën kundër COVID-19

Pfizer do të kërkojë miratim për pilulën kundër COVID-19

Kompania farmaceutike, Pfizer, ka thënë se pilula e saj antivirale për COVID-19, sëmundjen që shkakton coronavirusi, zvogëlon për gati 90 për qind mundësitë e shtrirjes në spital dhe vdekjes.

Pfizer ka thënë më 5 nëntor se do t’i kërkojë Administratës amerikane për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) dhe rregullatorëve ndërkombëtarë që ta autorizojnë pilulën sa më shpejt që është e mundur.

Hulumtuesit në gjithë botën janë duke punuar për të krijuar një pilulë për ta trajtuar koronavirusin, në mënyrë që njerëzit të mos shkojnë nëpër spitale.


Nëse pilula është e qasshme, atëherë mund të merret në shtëpi për të lehtësuar simptomat dhe për të shpejtuar shërimin.

Shefi i kompanisë Pfizer, Albert Bourla ka thënë se kompania është në diskutime aktive me 90 shtete për t’i furnizuar me pilulë.

“Synimi ynë që është secili person të botë të jetë në gjendje ta ketë atë sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Bourla në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Reuters.

Një pilulë tjetër e krijuar nga kompania Merck, është duke u analizuar nga FDA për miratim.

Britania e Madhe është bërë shteti i parë që ka miratuar përdorimin e kësaj pilule më 4 nëntor.

Merck ka thënë se pilula e saj zvogëlon mundësinë e shtrirjes në spital dhe vdekjes nga COVID-19, për 50 për qind.

Megjithatë, rregullatorët amerikanë vazhdojnë të theksojnë se vaksinimi mbetet mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga ky virus. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Trump dëshiron të

Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Serbia
Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin

Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin "do të na vrasë të gjithëve"

Botë
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Amerika
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori