Mbi 21 për qind rritet konsumi i energjisë elektrike, KEDS apelon për kursim maksimal
Konsumi i energjisë elektrike në ditët e para të nëntorit është rritur në nivele të larta, mbi 21 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Rritja e madhe e konsumit në kohë të krizës energjetike po e vë në vështirësi serioze tërë sistemin elektroenergjetik të vendit.
Madje, në kohë të pikut po mbërrin deri në 935 megavat nga 788 megavat sa ishte në ishte vitin e kaluar. Kjo nënkupton që duhet të importohen gati 200 megavat/orë energji elektrike në kohën e konsumit maksimal. E çmimet e importit aktualisht janë në qiell, duke u blerë nga më tepër se 250 euro për megavat/orë, pra rreth pesë fish më shumë se vitin e kaluar.
Rritje kishte edhe gjatë muajit tetor për 18 për qind në krahasim me tetorin e vitit 2020.
Por, tashmë është shtuar tempo. Rritja e madhe po ndodhë për shkak të ngrohjes së konsumatorëve me rrymë. KEDS apelon të përdoren forma alternative aty ku ka mundësi.
Kjo situatë është e vështirë. KEDS kërkon nga të gjithë konsumatorët që të kursejnë maksimalisht energjinë elektrike në mënyrë që situata të jetë sa më e përballueshme.
Edhe kur temperaturat këtyre ditëve po shkojnë deri në 20 gradë celsius, prodhimi vendor i cili shkon në maksimum 750 megavat, nuk po arrin ta mbulojë kërkesën për konsum. Me ftohjen e motit, situata pritet të përkeqësohet tutje, ku nevoja për import pritet të shkojë në gati 50 për qind të kërkesës. Shprehur në euro, me çmimet aktuale të energjisë elektrike në botë, kap një kosto marramendëse, të papërballueshme për sistemin elektroenergjetik të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
A po i fsheh Roman Abramovich miliardat në kompanitë gjermane?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A