Aktori i Hollywoodit, Dwayne “The Rock” Johnson, tha se nuk do të përdorte më armë të vërteta në filmat e tij pasi shoku i tij, aktori Alec Baldwin qëlloi aksidentalisht dhe vrau një kinematografe në një film në New Mexico muajin e kaluar.
Halyna Hutchins u vra aksidentalisht më 21 tetor nga një plumb i lëshuar nga një armë skenike që Baldwin po e përdorte gjatë xhirimeve të filmit vestern, “Rust”, shkruan DailyMail.
Baldwin i ishte thënë nga një ndihmës-regjisor se arma ishte “e ftohtë”, një term industrial që do të thotë se është e sigurt për t’u përdorur.
Johnson, i cili ishte jashtë Los Angelesit për të ndjekur premierën botërore të filmit të tij të ri “Red Notice”, me kolegët Ryan Reynolds dhe Gal Gadot, tha se kompania e tij e prodhimit të filmave, Seven Bucks Productions, “nuk do të përdorte më armë të vërteta në xhirime”.
“Kjo ishte një ngjarje e tmerrshme që ndodhi. Unë e njoh Alec (Baldwin) për shumë e shumë vite. Ai është një shoku im dhe zemra ime është me familjet e të gjithë atyre që ishin të përfshirë”, tha ai.
“Unë nuk mund të flas për kompani të tjera produksioni, nuk mund të flas për studio të tjera, por ajo që mund t’ju them është se kjo ka krijuar një lente të re dhe një perspektivë të re se si mund të veprojmë duke ecur përpara”, tha Johnson për Reuters.
Ylli i “Fast & Furious” tha që tani e tutje kompania e tij e prodhimit do të përdorte armë të vërteta dhe se ata “do të kujdeseshin për këtë detaj në post-produksion dhe ne nuk do të shqetësohemi për dollarët”.
Të shtënat që shkaktuan vdekjen aksidentale në xhirimet e “Rust” kanë rindezur shqetësimin për përdorimin e armëve skenike dhe sigurinë në shesh-xhirimet e filmave. Baldwin konteston pretendimet se xhirimet e “Rust” ishin të pasigurta dhe kaotike.
Ndërkohë filmi i ri i The Rock, “Red Notice” i cili është pjesë e platformës Netflix, do të transmetohet nga 12 nëntori. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArtistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie
"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe