LAJMI I FUNDIT:

Kurti e quan të padrejtë bllokimin e liberalizimit të vizave nga Këshilli i BE-së

Kurti e quan të padrejtë bllokimin e liberalizimit të vizave nga Këshilli i BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur të padrejtë dhe dritëshkurtër bllokimin e liberalizimit të vizave për Kosovën nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

Në takimin e shtatë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë, Kurti në Kuvend tha se Kosova është e përkushtuar për të intensifikuar përmbushjen e reformave dhe kritereve për integrim

“Bllokimi i vendimit për hapjen e negociatave ndërinstitucionale për arritjen e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga Këshilli i BE-së është vendim i padrejtë dhe dritë shkurtër. Parlamenti është vendi ku kjo çështje duhet të ngritët në çdo mbledhje deri në marrjen e vendimit, pasi aty është vendi ku mbrohet Evropa si kontinent dhe jo i vendeve anëtare”, tha Kurti, transmeton KP.

Kreu qeveritar theksoi se ndryshimet demokratike që kanë ndodhur në Kosovë kanë sjell stabilitet dhe zhvillim ekonomik.

“Shpesh them se Bashkimi Evropian fillon në shtëpi dhe duhet të rritet këtu nga brenda, por na duhet ndihma nga jashtë, pra ndihma nga BE-ja si klubi më i pasur socio-ekonomik në botë. Ne jemi te përkushtuar për të intensifikuar përmbushjen e reformave dhe kritereve për integrim. Të njëjtën kohë jemi në rrugë te mbarë. Ndryshimet demokratike në Kosovë kanë sjellë stabilitet dhe zhvillim ekonomik. Deri në fund të këtij viti pritet të ketë rritje dyshifrore në përqindje të bruto-produktit vendor”, shtoi Kurti.

Ndërsa, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, tha se me Qeverinë Kurti energjia për reformat ekonomike është më e madhe se kurdo herë më parë

“Energjia për agjendën dhe reformat evropiane është më e madhe se kurdo herë më parë. Me qeverinë e re përkushtimi politik është forcuar duke kaluar përgjegjësitë në nivelin më të lartë”, tha ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Biografia e Hristijan Mickoskit, kryeministrit të ri të Maqedonisë së Veriut

Biografia e Hristijan Mickoskit, kryeministrit të ri të Maqedonisë së Veriut

Politikë
Shi, shtrëngata dhe breshër – parashikimi i motit për këtë javë

Shi, shtrëngata dhe breshër – parashikimi i motit për këtë javë

Lajme
15 muaj burgim dhe 12 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan

15 muaj burgim dhe 12 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan

Drejtësi
​Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet

​Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet

Lajme
Si u nxor nga konteksti fjalia ku Edi Rama e përmendi SHBA-në si “një nga tri të këqijat e botës”?

Si u nxor nga konteksti fjalia ku Edi Rama e përmendi SHBA-në si “një nga tri të këqijat e botës”?

Lajme
Vdes albanologu Mehmet Rukiqi

Vdes albanologu Mehmet Rukiqi

Lajme
Kalo në kategori