LAJMI I FUNDIT:

Kallëzim penal për një person nga Likova për zhvatje, ka dhënë 1.500 euro për të kërkuar 90.000 euro

Kallëzim penal për një person nga Likova për zhvatje, ka dhënë 1.500 euro për të kërkuar 90.000 euro

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë ngriti kallëzim penal kundër 52 vjeçarit B.S nga fshati Opae e Komunës së Likovës i dyshuar për veprën penale “zhvatje”.

“Gjatë vitit 2014, i akuzuari ka dhënë hua, ndërsa interesi mujor të jetë 500 euro dhe borxhi kryesor të mbesë i njëjtë”, thonë nga MPB.


Nga policia shtojnë se H.I pasi nuk ka arritur që ta kthejë borxhin kryesor dhe interesin, disa herë ka rritur borxhin kryesor i cili në vitin 2015 ka qenë 20.000 euro.

“Me kërkesë dhe kërcënim nga B.S, H.I në janar të vitit 2016 me marrëveshje noteri ia ka nënshkruar shtëpinë në fshatin Opae të B.S”, thonë nga policia.

Derisa viktima ka qenë jashtë për të siguruar shumën, B.S, thonë nga MPB, ka detyruar bashkëshorten e H.I dhe familje ta lëshojnë shtëpinë.

“Pasi është kthyer në tetor të vitit 2020, H.I me ndërmjetës ka kontaktuar me të akuzuarin i cili ka kërkuar 90.000 euro për t’ia kthyer shtëpinë”, thonë nga policia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri 31 gusht

Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri 31 gusht

Lajme
Pas dështimit të anëtarësimit në KiE, Krasniqi: Ditë e hidhur për Kosovën - zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme

Pas dështimit të anëtarësimit në KiE, Krasniqi: Ditë e hidhur për Kosovën - zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori