LAJMI I FUNDIT:

Kurti dhe ambasadorja franceze flasin për mbrojtjen e burimeve ujore dhe zhvillimin e ekonomisë

Kurti dhe ambasadorja franceze flasin për mbrojtjen e burimeve ujore dhe zhvillimin e ekonomisë

Bashkëpunimi në projekte zhvillimore në fushën e energjisë dhe ujësjellësve, ishin temat kyçe në takimin ndërmjet  Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ambasadores së Republikës së Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.

Në njoftim bëhet e ditur se u theksua domosdoshmëria e ndërmarrjes së veprimeve në mbrojtjen e burimeve ujore dhe zhvillimin e ekonomisë së qëndrueshme. U bisedua edhe për projektin e mbështetur nga Ambasada franceze në Kosovë për ujësjellësin në kryeqytet.

Kryeministri Kurti e njoftoi për impiantin e parë për trajtimin e ujërave të ndotura urbane, të përuruar dje në Prizren si dhe projektet që po zhvillohen për impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura në komunat e tjera.


Në këtë takim të përbashkët me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, u bisedua edhe për të arriturat kryesore të Qeverisë në këta shtatë muaj, punën drejt reformave thelbësore dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror të Kosovës. U ritheksua përkushtimi për intensifikim të marrëdhënieve bilaterale në rrafshin politik dhe ekonomik.

Ambasadorja Butel rikonfirmoi përkrahjen e Ambasadës së Francës në Kosovë për projektet në fusha të ndryshme të bashkëpunimit Francë-Kosovë.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori