LAJMI I FUNDIT:

Pasuria e Naser Kelmendit në Mal të Zi dhe Bosnje-Hercegovinë nën sanksionet e SHBA-së

Pasuria e Naser Kelmendit në Mal të Zi dhe Bosnje-Hercegovinë nën sanksionet e SHBA-së

Pasuria e Naser Kelmendit, i gjykuar në Kosovë për trafikim të narkotikëve, është në listën e re të zezë të Ministrisë së Financave Amerikane, ku përfshihet hoteli dhe kompanitë e tij në Mal të Zi.

Lista e shtetasve të caktuar dhe personave të bllokuar është publikuar më 29 tetor të këtij viti, në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit, raporton rtcg.


Autoritetet amerikane gjithashtu përfshinin katër fëmijët e Naser Kelmendit në listën e zezë, si dhe të gjitha kompanitë e tij. Siç u përmend, përfaqësuesi i “Casa Grande eksport import” në Mal të Zi, Hotel Casa Grande në Ulqin, kompania afariste “Donata” në Mal të Zi, pastaj hotel “Casa Grande” në Bosnje dhe Hercegovinë.

Vetë Kelmendi ka qenë në listën e zezë të Ministrisë së Financave të Amerikës që nga viti 2012 dhe më pas është përfshirë me vendim të ish-presidentit amerikan, Barack Obama.

Në ndërkohë, më saktësisht në vitin 2018, Kelmendi u shpall fajtor për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe u dënua me gjashtë vjet burgim në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ai u shpall fajtor sipas pikës së tetë të aktakuzës, e cila e ngarkon atë për hedhjen në treg të 25 kilogramëve drogë.

Kelmendi ka ndërtuar një hotel në Ulqin një dekadë më parë, dhe shpesh ka qëndruar në komunën më jugore të Malit të Zi. Në vitin 2014, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti një aktakuzë kundër Kelmendit, duke e akuzuar atë për menaxhimin e një grupi të organizuar kriminal dhe vrasjen e Ramiz Delaliqit në Sarajevë në vitin 2007. Për këto dy krime, megjithatë, ai u lirua nga një gjykatë e Kosovës.

Në shkurt të këtij viti, Kelmendi u gjet në Loznicë dhe më pas u dërgua në një stacion policor në Loznicë për një intervistë informative, pas së cilës u lirua nga policia serbe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropa
Kalo në kategori