Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër pesë të pandehurve B.H., E.K., A.L., E.K., dhe E.G., për shkak të veprave penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare apo autorizimeve publike në bashkëkryerje”, si dhe, “Lëndim i rëndë trupor në bashkëkryerje”.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, nga Gjykata Themelorë në Gjakovë.
Sipas aktakuzës, më 04 shkurt 2021, në Gjakovë, të pandehurit B.H., E.K., A.L., E.K., dhe E.G., duke vepruar në bashkëkryerje, në cilësinë e zyrtarëve policorë, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, keqpërdorin autorizimet e tyre duke keqtrajtuar, frikësuar e fyer rëndë, personin tjetër, të dëmtuarin B.B.
“Ditën kritike, pasi të pandehurit e vërejnë se i dëmtuari nuk i përmbahet sinjalizuesit të semaforit, të njëjtit i vihen pas me veturën e tyre zyrtare, ku i dëmtuari së pari nuk ndalet por pas një kohe ndalon, del nga vetura duke iu kërkuar falje zyrtareve policore dhe iu thotë se është i sëmure. Njëri zyrtar policorë menjëherë e godet me grusht në kokë duke e rrezuar në tokë, dhe më pas te gjithë bashke e sulmojnë fizikisht të dëmtuarin duke e goditur me grushte e shqelma në koke e pjese te ndryshme te trupit”, thuhet në komunikatë.
Me këto veprime ata kanë kryer veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare apo autorizimeve publike në bashkëkryerje”, nga neni 195 paragraf 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
“Gjithashtu, me datë, kohë e vend të njëjtë, të pandehurit B.H., E.K., A.L., E.K., dhe E.G., duke vepruar në bashkëkryerje, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, me dashje i shkaktojnë lëndim të rëndë trupor, të dëmtuarit B.B., duke e goditur së pari në kokë, ku pas rrëzimit në tokë e kanë goditur me grushte e shqelma në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, ndrydhje të indeve të buta të kraharorit, thyerje të brinjëve, gjakderdhje nen lëkurorë në regjionin e veshit e të nofullës, e dëmtime të tjera të përshkruara në ekspertizën mjeko ligjore të grupit të ekspertëve”, sqarohet tutje.
Me këto veprime kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor në bashkëkryerje”, nga neni 186 paragrafi 1, nen paragrafi 1.3., lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që të pandehurit të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025