LAJMI I FUNDIT:

Peter Van Houtte me kritika për dorëheqjen e Zaevit: Zgjedhjet lokale nuk duhet të ndikojnë në Qeveri

Peter Van Houtte me kritika për dorëheqjen e Zaevit: Zgjedhjet lokale nuk duhet të ndikojnë në Qeveri

Eksperti nga Belgjika, Peter Van Houtte i cili ishte i angazhuar në bisedimet për Marrëveshjen e Përzhinos, kritikoi aktin e Zaevit i cila paralajmëroi dorëheqje për shkak të rezultatit të keq në zgjedhje lokale.

Ai shkruan se është i vetëdijshëm për dëshpërimit, por rezultati i zgjedhjeve lokale nuk duhet të ndikojë në Qeveri që është zgjedhur përmes zgjedhjeve parlamentare. Ai po ashtu kritikoi Zaevin për shkak se për dorëheqje nuk ka pasur pëlqim nga partnerët e koalicionit.

“Kuptohet, plotësisht e kuptoj dëshpërimin e Zaevit – dëshpërimin nga funksionimi i partisë së tij, dëshpërimin nga mungesa e progresit sa i përket hyrjes në BE, dëshpërimit të funksionimit nga disa partnerë të koalicionit.. Gjithë këto janë arsye qeveritare pse kryeministri mund të vendosë për të dhënë dorëheqje. Por, nëse dëshironi të jepni dorëheqje, njoftoni opinionin se keni vendosur të jepni dorëheqje për arsye personale”, tha ai.


Van Houtte shton “paramendoni të japin dorëheqje kryetarët e komunave të cilët janë të dëshpëruar gna rezultati i zgjedhjeve nacionale”.

Sipas tij, kryeministri Zaev duhet të fokusohet te prioritetet nacionale siç janë zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i sistemit shëndetësor.

“Jam i vetëdijshëm se shumica e politikanëve përdorin klinikat private në vend të sistemit publik shëndetësor dhe si rezultat i kësaj, shumë prej tyre nuk e dinë se sa është problematike gjendje atje, për shkak të mungesës së investimeve dhe pagave të ulëta për punonjësit shëndetësor – përmirësimin e sistemit arsimor në të gjitha nivelet dhe përkrahje për zhvillimin e sistemit bujqësor, duke lejuar bujqve të mbesin në fshatrat e tyre dhe të promovojmë, prodhojnë dhe ekspertojnë prodhime në Evropë”, tha Ai.

Sa i përket çështjes së Bullgarisë, ai thotë se nuk duhet të përdoren mënyrat klasike të ndërmjetësimit për shkak se kjo nuk do të japë rezultate./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Lajme
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Lajme
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Kalo në kategori